k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Që feja e re (të cilën nuk e di si quhet) mund t'i japë priftit lumturi të përjetshme, asnjeri s'e besoj ta kundërshtonte. Por kush mund të më thotë, përse feja e vjetër të mos e shpinte dhe ajo në gjirin e ngrohtë e të qetë të shën Pjetrit? Se, siç thotë populli tërë derrat një turi kanë. Të gjitha fetë një bazë, një qëllim kanë.

Më 1932 në Elbasan, me rastin e konvertimit të një prifti ortodoks në uniat.
E bukura me maninë fetare është se ka fuqinë të shpjegojë çdo gjë. Që prej çastit që zoti (apo djalli) pranohet si shkaku fillestar i gjithçkaje ndodh në botë, asgjë nuk i lihet rastësisë... vetë logjika mund të flaket lirisht nga dritarja.

Të gjithë ata që mendojnë janë ateistë.

A është njeriu një prej gabimeve të zotit, apo është zoti një prej gabimeve të njeriut?

Njerëzit sa më inteligjentë bëhen, aq më pak u duhen predikuesit e aq më shumë mësuesit.

Çka njërit i duket magji, tjetri e ka inxhinieri. Mbinatyra është fjalë pa kuptim.

Jam i rrethuar nga priftërinj që përsërisin pa pushim se mbretëria e tyre nuk është e kësaj bote e megjithatë duart i zgjasin mbi çdo gjë që mund të kapin.

Fetë janë ndërruar shumë herë në këtë botë, po gjuha dhe kombësia kanë mbetur tërë jetën të pandryshuara.

Gazeta "Drita" nr. 17, 20.11.1902
Nga të paqënët kurrgjë nuk mund të bënet gjë, dhe të qënët gjë nuk mund të bëhet të paqënë kurrgjë.

Fetë mërgojnë që të tria filozofinë dhe diturinë e lirë; Rrëzuan gjithë shkollat me emër të filozofisë. Nga puna e feve u shua edhe drita e diturisë dhe plaftoi errësira e zezë e paditurisë aty njëmijë e pesëqind vjet.


Feja e vërtetë dhe me të vërtetë e shenjtë, është dashuria për atdheun, respekti për të drejtat dhe liritë e tij.

Vështroni këtë dru mani o djemtë e mi! Ka dy trupa dhe një rrënjë. Kështu dhe ne si popull jemi një pjesë myslimanë, një pjesë të krishterë, por kemi një rrënjë të përbashkët, jemi shqiptarë.

Shqiptari ka qënë shqiptar para se të bëhet i krishterë a muhamedan; Trimërinë dhe gjithë vetijat e bukura i ka nga Shqipëria e nga gjuha shqip, jo nga fetë.

Gazeta "Drita" nr. 1, vjeshtë e tretë 1901
Besa, feja e kombit janë si fletët e drunit të cilat, po të ndryshohen nga koha, bien dhe në pranverë dalin të tjera. Gjaku (shpirti) i kombit është si palca e drunit, të cilën po e nxorre, nuk mbeten as fletë, as pemë dhe druni thahet përjetë.

Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një.

Njeriu mund të ketë cilëndo fe që ka gjetur prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tinë, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”.


Hoxhallarë e priftën kena për gjithë qytetet e Shqipërisë, që për me i dalë zot besimit të vet derdhin gjakun e vet, për të shkuar në parrizë me duart të përlyeme me gjak të vëllait të vet dhe atje lart me gëzuar një jetë të këndshme me Papën, Focin, Muhamedin, shkurt me dreqin e me të birin.

Qëndrimi i shqiptarëve ndaj ritit përcaktohej në përgjithësi nga raporti që kishte riti me etnicitetin e vendit. Ata e ndiqnin atë deri në atë masë sa nuk cenonte individualitetin etnik.

1991
Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019