k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Të gjithë "Biblat" i ka krijuar njeriu.

Mendja ime s'mund ta perceptojë këtë "shpirtin". Mbase e kam gabim dhe njeriu mbase ka "shpirt", por unë thjesht s'e besoj.

Fetarë të pashërim, kështu mund të përshkruhet gjendja mendore e tërë këtyre njerëzve.

Problemi i madh është se predikuesit i marrin fëmijët në moshë gjashtë-shtatë-vjeçare dhe pastaj është pothuajse e pamundur të bësh gjë me ta.

Për ata që kërkojnë të vërtetën, jo të vërtetën e dogmës e të errësirës, por të vërtetën e sjellë nga arsyeja, kërkimi, hetimi dhe vrojtimi, nevojitet disiplinë. Pasi besimi, sado të mirë ta ketë qëllimin, duhet të ngrihet mbi fakte, jo mbi përralla. Besimi mbi përralla është një shpresë e tmerrshme e rreme.

S'kam parë kurrë as provën më të vogël shkencore për tezat fetare rreth ferrit e parajsës apo të jetës së përtejme të njerëzve, apo të ndonjë zoti personal.

Në periudha të ndryshme ka pasur shtriga, kështu thotë "Bibla". "Bibla" urdhëroi që shtrigat nuk duhen lejuar të jetojnë, kështu Kisha pasi bëri detyrën e saj me përtaci e ngadalësi për rreth 800 vite, mblodhi litarët, gozhdët e urët e zjarrit dhe ia nisi punës me zell të madh. Punoi fort natë e ditë për nëntë shekuj dhe burgosi, torturoi, vari dhe dogji hordhi e ushtri të tëra shtrigash e shtriganësh sa e pastroi krejt botën kristiane nga gjaku i tyre i ndotur. Pastaj u zbulua se në të vërtetë nuk paskësh gjë të tillë si shtriga e as nuk kish pasur kurrë. S'di a të qeshësh, a të qash.

Nga të gjithë tiranitë që kanë prekur ndonjëherë njerëzimin, tirania e fesë është më e keqja. Çdo lloj tjetër tiranie është e kufizuar në botën ku jetojmë, por tirania e fesë shkon aq larg sa përpiqet të kalojë dhe përtej varrit e të na ndjekë në përjetësi.

Epoka e injorancës nisi me sistemin kristian.

Kristianizmi është feja më e çuditshme e sajuar ndonjëherë, pasi vrau Jezusin për të liruar njerëzimin nga mëkati i ngrënies së një molle.

Frytet e kristianizmit ishin luftërat fetare, masakrat, kryqëzatat, inkuizicioni, asgjësimi i vendasve të Amerikës dhe futja e skllevërve afrikanë në vend të tyre.

Ata që të vënë të besosh absurditete, mund të të vënë të bësh makabritete.

Një nga tragjeditë e mëdha të njerëzimit është uzurpimi i moralit nga feja.

Injoranca jonë është zoti, dija jonë është shkenca.

Nuk kam detyrim të besoj se i njëjti zot që na dha shqisat, arsyen dhe intelektin të ketë dashur të mos i përdorim.

Feja është një lloj sëmundjeje mendore. Ka pasur gjithmonë reaksione patologjike mbi njerëzimin.

Grekët e kanë keq kur thonë se diçka lind dhe vdes, pasi asgjë nuk lind dhe vdes, por përbëhet apo shpërbëhët nga gjërat që ekzistojnë. Kështu do të flisnin më mirë nëse do ta quanin lindjen përbërje dhe vdekjen shpërbërje.

Nuk ka pjesë më të vogël të gjërave të vogla, por gjithnjë ka dhe më të vogël se aq (sepse është e pamundur që ajo që është të pushojë së qeni). Po njësoj ka gjithmonë diçka më të madhe se ajo që është e madhe.

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019