k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Armiku kryesor i nacionalizmit shqiptar ishte kuçedra me dy kokë, fanatizmi mysliman e ortodoks, që qe ngulur si një pengesë e pakapërcyeshme në rrugën e përparimit kombëtar. Qysh kur ndërgjegjja kombëtare u copëtua nga jataganët e jeniçerëve, feja ka qenë arma kryesore në duart e të huajve të interesuar për të shkulur nga rrënjët idenë e një atdheu shqiptar.


Në Kuran xheneti (parajsa) përshkruhet si një kopsht i bukur dhe i pasur, plot gjelbërime dhe hije, ku ka ujë të freskët, qumësht dhe mjaltë. Të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse dëshira të njerëzve që jetojnë në ato vende të nxehta të lindjes, ku piqet buka në diell, ku mungojnë ujët dhe gjelbërimet, ku ka shkretëtira pa mbarim.

1964
Shoqëria njerëzore, gjatë historisë së saj, ka parë shumë besime fetare; mirëpo ajo ka bërë të sajën dhe nuk ka pyetur për karakterin e shenjtë e të përjetshëm të besimeve fetare, pretendimeve të tjera të klerit. Bile, mund të themi se shoqëria është zhvilluar e ka ndryshuar në kundërshtim me fenë.

1962
Trashëgimia etnokulturore e përbashkët, e përforcuar në bazë të një zhvillimi historik, ekonomik, shoqëror e territorial unitar, i bëri ballë veprimit përndarës të faktorit fetar.

Qytetërimi i sotëm i detyrohet ekskluzivisht luftës që iu bë feve dhe metodave të klerit t'organizuar.

1934
Vetëm shkencëtari, i cili mundohet të përshtatë njerëzimin te gjithësia dhe gjithësinë te njerëzimi, do prodhojë më në fund kryeveprën e imagjinatës njerëzore. Dhe kur të vijë ajo ditë, profeti dhe artisti do të mbeten të turpëruar...

Sa më i pazhvilluar të jetë njeriu, aq më tepër i trembet vdekjes.

Prapa fesë gjithnjë janë fshehur interesat politike të pushtuesit. Qëllimi themelor i kthimit me detyrim ekonomik ishte synimi i turqve për të shuar luftërat kryengritëse shqiptare, duke përdorur islamizimin si mjet përçarjeje midis shqiptarëve, si mjet ideologjik që do të përligjte më mirë pushtimin

1981
Gjëja që ka shkaktuar fanatizmin (fetar) janë përrallat të shpikura nga keqdashja, të pranuara nga frika dhe të ruajtura nga marrëzia

Një femër aziatike dhe orientale nuk ka sesi t'i japi një kontribut pozitiv shoqëris t'onë t'etshme për një jetë më të lumtur e më të shkëlqyer - sikur shumica e gravet muhamedane në Shqipërin e Vjetër, ashtu edhe një pjesë e madhe e grave kosovare, ndër qytetet, nuk kanë ndonjë funksjon shoqëror të plotë! Kjo mungesë kulture e ky pasivitet formon një nga plagët më kryesore të shoqërisë s'onë. Një edukatë e gabuar, një besim fanatik, një botkuptim oriental, dhe një egoizmë gjinore, këtë fuqi kombëtare, këtë dinamo energjike, e ka mbështjellë nën lecka duke e robëruar mbrapa kafazavet.

1943
Asnjë besë e asnjë fe nuk i ka ruajtur njerëzit e saj që të mos bëhen edhe të shtrëmbër edhe të ligj.

Çdo teknologji deri diku e përparuar nuk dallon nga magjia.

Asgjë fizike që shqisat e përvoja na vënë para syve, ose që na provohen me anë të demonstrimeve të nevojshme, nuk ka pse vihet në mëdyshje (aq më pak të dënohet) për shkak të fragmenteve të dëshmive biblike.

Nuk do të mund ta shmangim dhe për shumë kohë problemin fetar. Nëse ndokush mendon se është thelbësore që shoqëria njerëzore të ngrihet mbi themele gënjeshtrash, atëherë, sipas mendimit tim, kjo shoqëri nuk ia vlen të ruhet.

Njerëzit tanë ia kishin dalë shumë mirë më parë të jetonin pa këtë fe. Kam gjashtë divizione SS të përbëra nga njerëz absolutisht indiferentë ndaj çështjeve të fesë.

Lufta do të mbarojë një ditë. Atëherë do të jetë detyra ime e fundit të zgjidh problemin e fesë.

Katastrofa për ne është që jemi lidhur pas një feje që rebelohet kundër çdo gëzimi të shqisave. Në lidhje me këtë, hipokrizia e protestantëve është edhe më e keqe se e katolikëve.

Fetë e kanë kaluar pikën e tyre kulmore, tani janë dekadente. Mund të mbesin të tilla dhe për pak shekuj. Atë që s'e bëjnë dot revolucionet, do ta bëjë evolucioni.

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019