k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Beja më e vjetër e më me vlerë ka qenë ajo me gur, e cila nuk njihej nga qeveria osmane e as nga kisha katolike.

1989
Ishin të shumta doket e zakonet e malësorëve (kumbaria, vëllamëria, etj.) që binin në kundërshtim të hapur me urdhrat e fesë. Kumbarinë e flokëve dhe vllamërinë kleri i quante «vllaznim falco». Veçanërisht u luftua lidhja e gjakut në mes të grave dhe burrave.

1989
Kadilerët që ishin vendosur në çdo qendër administrative, në trevat ku vepronte e drejta kanunore pothuajse nuk e ushtruan fare veprimtarinë e tyre gjyqësore. Populli nuk kishte aspak besim në sheriatin, të cilin e kundërshtonte si një ligj të huaj.

1989
Misionet jezuite, duke u shërbyer politikisht fuqive të huaja, në kufijtë e kishave shikonin rrethe të ndryshme kulturore. Të nisur nga përkatësia fetare ata e ndanin vendin tonë kështu: «Shqipëria latine apostolike e Romës, Shqipëria greke e Bizantit, në pjesën më të vogël sllave e Cetinës ose e Beogradit, dhe Shqipëria arabe e Mekës ose turke e Kostantinopolit»

1989
"Të vjetrit", - më thotë shqiptari nga jugu, - "na thonë se japonezët nuk janë kristianë dhe se rusët janë të Kishës sonë. Po ç'na hyn në punë Kisha ne? Ne i urrejmë rusët! Këtu, ja ku po të them, jemi të gjithë japonezë!"

1905
Shqiptari është gjithnjë shqiptar. Myslimanëve serbë e bullgarë u është fshirë çdo ndjenjë kombëtare nga fuqia e madhe e islamizmit. Ata mbahen për turqit më fanatikë të Evropës sa ua kanë frikën edhe bashkëkombësit e tyre kristianë. "Turk", që të jemi gjithnjë të qartë, në gadishullin ballkanik do të thotë mysliman dhe nuk ka lidhje me racën. Shumë "turq" nuk flasin as turqisht, por serbishte të pastër. Ndërsa me shqiptarin ndodh krejt ndryshe. Ai është së pari shqiptar - feja vjen mbrapa.

1905
Identiteti kombëtar është identitet kombëtar dhe identiteti fetar është diçka tjetër. Këto dy identitete për popullin shqiptar nuk bën të përzihen, pasi ne nuk e kemi ndërtuar identitetin kombëtar mbi besimet, ashtu sikurse bënë disa popuj sllavë, bie fjala populli kroat e krijoi identitetin e tij kombëtar mbi fenë katolike, serbët mbi fenë ortodokse, boshnjakët mbi fenë myslimane. Shqiptarët nuk e kanë këtë gjë, për shkak se ata e kanë të qartë identitetin e tyre kombëtar.

2006
Mësimet e islamizmit e të katolicizmit, ligji i sheriatit e i kishës, të gjithë i janë nënshtruar Kanunit të Lekës.

1909
Në të gjithë këtë popull ka një frymë pavarësie dhe dashurie për vendin e tyre, që në pjesën dërrmuese zbon tej çdo lloj dallimi që vihet re në anë të tjera të perandorisë turke midis ndjekësve të të dy feve. Pasi kur i pyet vendasit e krahinave të tjera se çfarë janë, të përgjigjen: "Jemi myslimanë" ose "Jemi kristianë", por njeriu i këtij vendi thotë "Jam shqiptar!"

1810
Unë gjatë kësaj kohe kam konstatuar disa të meta: kemi trashëguar disa të meta nga koh’ e kaluar; kemi trashëguar ndryshimet fetare q’e ndajnë popullin tonë. Kjo nuk do të ishte rrezik sikur të mos përfitonin në këto kohëra tragjike disa meskinë. Ësht' e rrezikshme që të jesh gjithë natën e në mëngjes fetar dhe të dalësh pastaj një copë herë në pazar e të thërreç se jam shqiptar! Mbi këtë nuk mundet të mbështetet nacionalizmi.



1944, gjatë një replike në Kuvend drejtuar Anton Harapit
A jemi orthodoksë, a katolikë a myslimanë! Ne jemi shqiptarë dhe nuk mund t’i viret vula e atheizmit atij që ka fe shqiptarizmën. Edhe shqiptarizma ka zot dhe atij zoti mundet t’i dalim përpara.

1944, gjatë një replike në Kuvend drejtuar Anton Harapit pas etiketimit të nacionalistëve si ateistë
Natyra i thotë njeriut: «bëhu zoti im».
«Zoti» i thotë njeriut: «ti do të jesh skllavi im».

Cila pozitë i ka hije njeriut?

1962
Priftëria patriarqike bëri vegël të qëllimit të saj fenë, dhe me fuqinë e kësaj, dyke u dëftyer si kyçmbajtës i qiellit dhe i dheut e vështronte veten si përfaqësonjës pushtet plotë të Perëndisë edhe në Parajsë edhe në Ferr, dhe po tund fenë si këmborë frikësonjëse kundër cilitdo shqiptar që dëshiron shkronjat e tij.

Jeta e shqiptarit ka qënë e një stili heroik. As feja s'ka mundur t'a skllavërojë.

1943
Plaga shekullore e fanatizmit fetar, që shkaktoi aq gjakderdhje e dëme materiale më 1914, kishte zënë njëfarë cipe, por ende nuk ishte mbyllur mirë. Ndërsa grekomanizmi priste përfundimin e luftës së Anadollit; rebelizmi, duke ruajtur urrejtjen për nacionalizmin, sipas tij ateist, qe mbledhur rreth Esat Toptanit, agjent i qeverisë së Beogradit.

Ngjarjet i përkasin vitit 1920, në prag të Kongresit të Lushnjës dhe Luftës së Vlorës. Me "rebelizëm" përcaktohen dumbabët e Haxhi Qamilit, të cilët paraqitën asokohe rrezikun më serioz për Pavarësinë. Nën thirrjet "duam babën" (sulltanin) këta elementë nisën kryengritjen me qëllim kthimin e Shqipërisë nën Turqi. Forcat nacionaliste, të përcaktuara si forca ateiste nga kundërshtarët, u vunë kështu mes dy zjarreve, nga njëri krah kryqi me andartët grekë që synonin aneksimin e territoreve jugore të Shqipërisë dhe nga krahu tjetër gjysmëhëna me dumbabët e Haxhi Qamilit.
Njerëzimi duke mos qenë i zoti të plotësojë nevojat e veta më të domosdoshme dhe duke mos njohur, zbuluar e kuptuar gjërat më të zakonshme ka qenë i detyruar t'i besojë diçkaje, të adhurojë diçka duke krijuar në këtë mënyrë një besim. Ky detyrim duke bashkuar injorancën dhe dobësitë e njerëzve të hershëm, ka lindur sa e sa besime dhe sa e sa figura dhe ceremoni të çuditshme.

1879
Nacionalizmi shqiptar mundi të mbruhej e të gatuhej vetëm pa fetë, jashtë feve, mbi to, me mënjanimin aktiv të tyre dhe kjo për fajin e vetë feve, për atë instrumentalizim politik antikombëtar apo antishqiptar të tyre.

2012
Fatkeqësia më e madhe për popullin tonë, në kohën e sundimit osman, qe ndarja e tij në fe të ndryshme, klerikët e të cilave ishin bërë vegla të verbra të propagandës politike e vareshin prej shteteve të huaja.

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019