k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Duart që ndihmojnë janë fort më mirë se buzët që luten.

Ky krim i quajtur "blasfemi" u shpik nga priftërinjtë me qëllim mbrojtjen e doktrinave që nuk qëndrojnë dot vetë.

Me ç'mund të kujtoj, nëpër ungjij nuk ka një fjalë të vetme në lëvdim të inteligjencës.

Ose zoti do ta ndalojë të keqen, por nuk mundet;
Ose mundet, por nuk do;
Ose as nuk mundet dhe as nuk do.

N.q.s. do, por nuk mundet, atëherë është i pazot;
N.q.s. mundet, por nuk do, atëherë është dashakeq;
Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen, atëherë nga vjen e keqja në këtë botë?

Frika i solli zotat në botë.

Nuk kemi ç'u frigohemi zotave.
Nuk kemi ç'ndiejmë në vdekje.
E mira mund të përftohet.
E keqja mund të durohet.

Katër barnat
Gjithësia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenë, është e do të jetë prore zjarr i pashuar.

Gjithçka ka shpjegim natyror. Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë.

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019