k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij... e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko.

Kisha thotë se Toka është e rrafshët, por unë e di që është e rrumbullakët, pasi kam parë hijen e saj mbi Hënë e më tepër besim kam tek një hije se sa tek kisha.

Një Galileo në dymijë vjet mjafton.

Euxhenio Paçeli (Piu XII)
Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty. Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin.

Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë.

S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht me ton tejet solemn.

Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi.

Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.

Besimi është më i thjeshtë se mendimi. Ndaj dhe ka më tepër besimtarë se mendimtarë.

Një njeri i thotë Gjithësisë,
"Ja, ekzistoj!"
"Sidoqoftë", - përgjigjet Gjithësia, -
"kjo nuk është se më ngjalli
ndonjë ndjenjë detyrimi".

Të vërtetosh "Ungjijtë" me provë mrekullinë, është si të vërtetosh një absurditet me provë diçka që është kundër natyrës.

Kur shoh detarë, njerëz të shkencave natyrore e mendimtarë, njeriu është më i urti mes gjallesave. E kur shoh priftërinj, profetë e shpjegues ëndrrash, asgjë s'më vështirohet më keq se njeriu.

Pra, dhe më e liga e të ligave, vdekja vetë, s'është asgjë për ne, sepse kur ne jemi vdekja s'është dhe kur vdekja është ne s'jemi.

Të thuash se "ligji i dytë i termodinamikës do të thotë se evolucioni s'mund të ndodhë", është si të thuash se "ligji i rëndesës do të thotë se zogjtë s'mund të fluturojnë".

Nëse 50 milionë njerëz besojnë një absurditet, prapë absurditet mbetet.

Prifti është mishërimi i rrenës.

Të dashur miq,
Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun.
Juaji përgjithmonë,
Garibaldi.

Kristianët ngjajnë me një kor bretkosash në kënetë, a me një tufë krimbash mbi një pirg bajgash tek kuakin e gërvijnë: "Për ne u krijua kjo Tokë!"

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019