k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Feja e shqiptarit është shqiptaria!

Ne shqiptarët lipset të lidhim një fe të re dhe të liruar, po me një ndryshim, që perëndi të jetë Shqipëria.

Vëllezër qem' e jemi, s’kemi për t’u ndarë,
Bes e fe ne kemi kombin shqiptar!

Populli shqiptar është më tepër një popull luftëtar se sa fetar.

Në fillim s'kishte asgjë dhe zoti tha "Le të bëhet dritë!"
Dhe prapë s'kishte asgjë... por të paktën mund ta shikoje.

Për fetarët librat e fesë janë si licencat e programeve që askush s'i lexon, thjesht shkojnë në fund dhe shtypin "Pranoj".

Duhet të rimësojmë se shkenca që nuk bie në kontakt me eksperimentet ka gjasa të shkasë tërësisht drejt hamendësimeve imagjinare.

Përpjekja për të shkruar një dramë të madhe kozmike na shpie detyrimisht drejt mitit. Përpjekja për të zëvendësuar mosdijen me dijen, në pjesë gjithnjë e më të mëdha të hapësirës e të kohës, është shkencë.

Përderisa feja i hedh poshtë prej vetvete metodat empirike, nuk duhet të ketë asnjë përpjekje për të pajtuar teoritë shkencore me fenë.

Nuk ka ndonjë arsye racionale të vëmë në dyshim faktin se gjithësia ka ekzistuar pafundësisht, për një kohë të pafundme. Vetëm miti përpiqet të thotë se si u bë gjithësia, qoftë 4 mijë, qoftë 20 miliardë vjet më parë.

Pjesëtari i një fisi në Shqipërinë e Veriut në radhë të parë është shqiptar. Ai kurrë s’i ka përvetësuar mësimet e kristianizmit, as ato të islamizmit (flas vetëm për masat). Krishti dhe Muhamedi janë dy "gomerë magjikë" mbinjerëzorë, çdonjërin nga të cilët, po ta zbutësh, mund të bëjë çudira.

1909
Mos u çuditni me kundërshtinë, përplasjet dhe urrejtjen midis këtyre tri feve: judaizmit, krishterimit dhe myslimanizmit. Kundërshtitë e tyre të brendshme ideologjike janë shumë herë më barbare se çdo tjetër. Të gjithë rivendikojnë për veten e tyre dhuratën e perëndisë, të pagabueshmen, uniken, duke i konsideruar të tjerët “dhen flijimi”, ndërsa vetveten shpëtimtarë të perëndisë. Fanatizmi i tyre i drejton drejt veprës që pëlqehet nga zoti i secilit që të të “shpëtojnë” me çdo mënyrë, qoftë dhe me prerje koke!

Edhe sikur të kishte "zot", s'mendoj se do të ishte aq i fiksuar sa të fyhej nga ata që i vënë në dyshim ekzistencën.

Fetë profetizojnë fundin e botës e mandej punojnë së bashku ta bëjnë realitet.

Njeriu gjithnjë kërkon të gjejë shpjegim për gjërat që s'kupton e kur ndodh që s'gjen, e shpik.

Hiqi kishës të mrekullishmen, të mbinatyrshem, të pakuptimtën, të paarsyeshmen, të pamundurën, të panjohurën dhe absurden e s'mbetet gjë tjetër.

Tre gjëra që feja i bën shumë mirë: Ndan, kontrollon dhe mashtron njerëzit.

Jam poliateist, ka shumë zota ku s'besoj.

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019