k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Me qiejt mos u mbani, se nuk mbahen gjëkundi.

1902
Të kemi besim vetëm në solidaritetin tonë kombëtar.

Të ndahet feja nga kombësia.

Po dhe Krishti ndë na thëntë
Se – “jam grek, jakni pas meje”,
Do t’i themi: - Pa mblidh mentë
Se shqiptari s’vjen pas teje.

Pas Turqisë, armik e mirmosdashës i Shqipërisë është Kisha greke.

Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për t’u bashkuar me armiqt' e Shqipërisë i hequr prej besës, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë. Këta duhet të vështrohen si armiq e jo si shqiptarë.

Shqiptar i vërtetë e i mirë është ay që vë gjithënjë e kurdo kombërinë përpara fesë, nuk ka vëllezër ata që ka në besën e tij, por ata që ka në kombëri të tij.

Ulemaja, dervishët e priftëria të mos përzien në mësimet e në shkollat.

Komunitetet fetare të jenë të ndara nga shteti. Myftiu i madh, eksarku e kryepeshkopi nuk duhen të përzihen veçse në punërat e fesë.

Shqiptari çka qenë kur kish besën e tij, besën e pellazgëvet, ay qe dhe si u bë i krishter, ay është edhe si mori besën e muhamedit. Besa s’e ka ndruar fare edhe kurrë, se vë gjithnjë kombërinë përpara besës.

Shqiptari është shqiptar përpara se të jetë mysliman a i krishterë.

Lereni më nj’anë fenë,
Të shikojmë mëmëdhenë.

Shqipërisë nuk i duhen shkolla fetare, po shkolla kombëtare.


Gazeta "Dielli" nr. 23, 3.9.1909
Kisha dhe xhamia na kanë përvëluar mushkritë, na kanë trullosur.

Gazeta "Drita" nr. 97, 1.2.1908
Dimë që feja kurdoherë ka qënë armiku i përparimit, po nuk dinim që do të shërbente dhe ndihmonte zgjedhën e huaj dhe sa më tepër zgjedhën turke.

Gazeta "Kombi" nr. 57, 18.10.1907
Fati i Shqipërisë, ndofta, e ka që tërë të ligat dhe ndalimet për të përparuar, qytetëruar dhe liruar t’i vinë nga an’e fesë dhe e klerit...

Gazeta "Kombi" nr. 57, 18.10.1907
Janë të shumtë armiqtë tanë, po ai më i keqi, ai që na ka sjellë ato dëme pa anë kombit tonë është çështja fetare.

Gazeta "Korça" nr. 25, 10.12.1909
Feja e shqiptarit është shqiptarizma!

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019