k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Shqiptarët qofshin të krishterë ose myslimanë, kanë aq gjykim sa të mos vënë asgjë mbi atdheun e tyre; feja nuk mund ta ndajë gjakun.

"La Nazione Albanese", 28.2.1897
Kqyre priftin, hoxhën, popin...
se si gjuhën ta mallkojnë,
e plancukun e vet ngopin,
e shqyptart ... kta qêj durojnë!


1907
Fanatizëm n'paç për fe, atdhetar i drejt nuk je.

1907
Shqipëria është shtet i ndërtuar mbi themele të pastra kombëtare, e jo mbi ato fetare.

1944
Afetarizma nuk shpie në dëshpërim, por në jetën e vërtetë, pa ëndrra të kota, pa përralla, pa mistikë, sidomos pa vanitet.

1935
Është e vështirë të mposhtet argumenti se frika nga vdekja e detyron njeriun që të shpikë dhe të besojë në një fuqi për ta luftuar ndenjën e absurdit të të jetuarit. Grekët antikë kanë besuar se rendin (“arhe”-në) në univers e mban një dhunti inteligjibile që ata e quanin Nuus. Ai nuk kishte veti antropomorfe.

2011
Unë nuk besoj në atë zot i cili përkufizohet me veti të një njeriu, të një udhëheqësi autoritar - qoftë ai emir, mbret apo perandor - zotit që ka veti narcisoide, që ka nevojë të papërmbajtur për të qenë vazhdimisht i adhuruar.

2011
Çdo popull që çlirohet nga një okupim duhet t'i kushtojë rëndësi të madhe restaurimit të identitetit të vërtetë kombëtar, si dhe të marrë masa për pastrim të softuerit prej ndikimeve të huaja.

2011
Kjo veprimtari politike që u shndërrua në ideologji filloi të veprojë që në fillim të okupimit të tokave shqiptare nga sllavët e jugut. U krijuan shumë kuadro, veçmas mësues, që gjenin rrugë se si t’i edukojnë nxënësit, të mbjellin idenë kombëtare dhe t’i orientojnë drejt në formimin e identitetit të tyre kombëtar. Ata u bënë diga e fortë që ndaluan shpërnguljet, asimilimin dhe format e tjera të shkombëtarizimit të këtyre hapësirave. Kjo plejadë veprimtarësh të urtë, por të vendosur, vazhdimisht organizoheshin dhe riorganizoheshin duke krijuar struktura ilegale politike. Të gjithë ata që ishin të organizuar, që ishin ithtarë të ideologjisë nacionale shqiptare, synonin që të bëjnë dallimin me të tjerët jo mbi parimet fetare, por mbi ato kombëtare. Prandaj, natyrshëm i pagëzonin fëmijët me emra që kishin domethënie kombëtare.

2011
Lindja dhe përhapja e krishtërimit pengoi, madje ndaloi rreptësisht studimin e natyrës. Kështu, nisi një periudhë e errët që u njoh si mesjetë. Biologjia, si të gjitha shkencat në përgjithësi, kaloi një fazë shterpësie. Shkaku i kësaj ngecjeje ishte, në radhë të parë, sundimi absolut i kishës.

1984
Nuk jam mik i fesë, jam materialist, por kam, sikurse çdo vdekatar, disa paragjykime dhe midis tyre është përnderimi ndaj eshtrave të tim eti.

1877
Çdukja e feve nuk është punë e kombit tonë, është punë e gjithë kombeve sa i kanë këto - dhe e diturisë, që është e gjithë njerëzisë.

Vëndi ynë ka nevojë për dituri dhe jo për fe.

Fetë na e brenë zemrën e na rrëmihën varre me armiqësinë e tyre.

Poshtë rob'rija! Posht' errësira,
që po përdorin armikët sot!
Njeri me kisha, tjatri me xhamira;
Jemi vëllezër, s'na ndajnë dot!

1902
Besa e krishtërimit ka të bëjë me shpirt e jo me trup, është fe që ka lindur nga dëshpërimi i jetës.

Udha e mendjes për myslimanin u mbyll që në shekullin e pestë të hixhrit, d.m.th. në të 11 shekull pas Krishtit.

Jetë - do të thotë: të flakësh vazhdimisht larg teje gjithçka që dëshiron të vdesë.
Jetë - do të thotë: të jesh i ashpër dhe i pamëshirshëm me gjithçka që plaket dhe dobësohet brenda nesh - dhe jo vetëm brenda nesh.
Jetë - do të thotë gjithashtu: të mos të të vijë keq aspak për ata në prag të vdekjes, të mjerët e pleqtë; Të jesh vazhdimisht vrasës; - Por ja që plaku Moisi tha: "Mos vrit!"

1882
Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019