k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI
Robert Ingersoll
Politikan, orator, shkrimtar - SHBA
"Blasfemi" është çka i hakërrehet dogma e vjetër një të vërtete të re.

Injoranca jonë është zoti, dija jonë është shkenca.

Njerëzit sa më inteligjentë bëhen, aq më pak u duhen predikuesit e aq më shumë mësuesit.

Hiqi kishës të mrekullishmen, të mbinatyrshem, të pakuptimtën, të paarsyeshmen, të pamundurën, të panjohurën dhe absurden e s'mbetet gjë tjetër.

Frymëzimi i Biblës varet nga injoranca e atij që e lexon.

Pastorët thonë se na mësojnë të japim lëmoshë. Kjo është e natyrshme. Ata vetë jetojnë prej lëmoshëve. Tërë lypësit predikojnë se të tjerët duhet të japin.

Kishat nuk kanë besim tek njëra-tjetra. Pse? Sepse e njohin njëra-tjetrën.

Me sapun pagëzimi është gjë e mirë.

Klerikët e dinë që unë e di se ata e dinë se nuk dinë.

Një njeri që sot do të ndiqte mësimet e Dhiatës së Vjetër, do të ishte kriminel. E nëse do të ndiqte rigorozisht mësimet e së Resë, do të ishte i çmendur.

Duart që ndihmojnë janë fort më mirë se buzët që luten.

Ky krim i quajtur "blasfemi" u shpik nga priftërinjtë me qëllim mbrojtjen e doktrinave që nuk qëndrojnë dot vetë.

Me ç'mund të kujtoj, nëpër ungjij nuk ka një fjalë të vetme në lëvdim të inteligjencës.

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019