k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Andekdota nga jeta e Hasan Tahsinit

Veiz Bajo
Kur i vajti një herë për vizitë një miku në Ninat, me të hyrë në shtëpi ai e përshëndeti Hasan Tahsinin në gjuhën turke. Hasani nuk iu përgjigj fare. - Përse nuk më përfill e s’më përgjigjesh Hasan efendi – i tha miku. - Nuk është e vërtetë se nuk të përgjigjem, - ia ktheu Hasani. – Edhe heshtja është një përgjigje...

Armiqt’ e Shqipërisë

Faik Konica
Të gjith’ ata që kanë njohur mirë vëndin tonë, shkrojnë që dheu i Shqipërisë munt të japë bukë nji zet mijon shpirtëve: e dini që jemi tre mijonë edhe që dy mijonë prej nesh ngordhin urije; Shkrojnë që Shqiptarët janë miaft të mënçurë me punuem për mirësin’ edhe për dritën e gjithë njerëzisë1: e dini mirë që...

Posulle gjyshit t'im në parajsë

Birbil Labi
Letrat që i ka shkruar tash së fundi gjyshit të tij në parajsë z. Lek Maloku, me anë të kësaj shtylle t'Arbënisë, më suallnë bindje më në fund se do të jetë gjetur ndonjë mënyrë se si na të gjallët mund të merremi vesh me ju të vdekurit. Çpikja në fjalë mund të ketë ngjarë nga vështirësia që gjejmë na të gjallët të...

Ekskursioni teologjik i Sokratit

Lasgush Poradeci
Filozof Sokrati i vjetër kokë e vlershme e Greqisë, e pa zbritur përmbi tokë lëndën e filozofisë. Se filozofia ahere, para kohërash antike, nuk qëndronte mbi binarë. Ajo ishte metafizike. Ajo endej nëpër qiej, nëpër sferat rrotullore, s’desh materie, s’ish fizike, s’kish themele natyrore. S’fliste për punët e...

E drejta kanunore shqiptare përballë të drejtës kanonike dhe sheriatit

Kahreman Ulqini
Në këtë punim do të trajtojmë vendin e institucioneve fetare dhe atë të klerit në të drejtën kanunore shqiptare, karakterin laik, qëndresën e saj ndaj forcës së madhe e të përhershme të së drejtës kanonike e të sheriatit dhe, në anën tjetër, natyrën e ndisa ndikimeve, që vërehen nga shekulli XVII deri në fillim të...

Një bisedim midis Lasgush Poradecit dhe at Fulvio Cordignanos

Kudret Kokoshi
Ka shkuar më shumë se një vit. Një mëngjes vjeshte ndodhem në “Libraria Argus” në Tiranë për të blerë disa revista të huaja. Në Librari ndodhen, përveç meje, i zoti, Canco-ja, dhe një djalosh esmerë melankonik, që mundohet të thëthijë një cigare. Pas pakë hynë dhe një prift katolik që, pas veshjes së tij, kujtoj se...

Po kërkoj ilaç

Kristaq Cepa (Kapa)
Më zuri një sëmundje, fort u leqendisa, Dhe botën e tërë për ilaç gjezdisa Vajta e ku s’vajta, e kë nuk pyeta, Ndonëse me halle, ësht’ e dhembshur jeta. Pyeta një plakë, që kam në mëhallë, Tha: «Je ogradisur, paske shkelur djallë.» Dhe më namatisi dhe më shoi thëngjij, Më bëri me kripë: «Bir, merak mos kij, Ti, në mos...

Zgjimi

Migjeni
O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem! O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem! Të cilët n'udhë për në theqafje këtejpari i ranë dhe vatrat tona në mjerim i përlanë... O vullnete të ndrydhuna! O vullnete të shtypuna! Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë...
Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019