k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Besoj


Vanë mënt e mija vanë!
Një mejtim më prishi trutë:
gjithë profitët pse janë
ja Arapë, ja Çifutë?

Pse s'ka profitë të tjerë?
Këtë s'e kupëtoj dot...
Gjëra q'u bënë njëherë,
pse nukë bënen dhe sot?

Gjëra që s'i kupëtoj, -
mos u habitni me mua, -
ndë duhet që t'i besoj,
do t'i besoj dua, s'dua.

Do të besoj Shën Marinë,
këtë grua të bekuar,
e cila polli Mesinë
me Frymën e Shëntëruar!

Do të besoj, or të mjerë,
Krishti vdiq (gjë e vërtetë),
dhe, që të mos zëmëroni,
besoj q'u ngjall prapë vetë!

Si gjithë besoj dhe unë
sa shëntorë kanë qënë,
po besoj dhe tjatër punë,
besoj që mëndja na ka lënë!

"Baba Musa lakuriq", 190516 nëntor 2012


Komente

kalimtar/e
ariu 
16 nëntor 2012, 22:56
i madh. ne shkolle s'i kuptonim keto se ishim te vegjel. le qe ne shkolle t'i bejne bajate dhe te heqin dhe interesin se kujton gjithmon se jane te merzitshem dhe nuk merr mundimin t'i lexosh me



Jep koment

Çajupi
Shkrimtar, veprimtar i Rilindjes Kombëtare (Andon Zako)

Shkrime të tjera

- Baba Musa lakuriq
Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019