k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Zgjimi


O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem!
O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!
Të cilët n'udhë për në theqafje këtejpari i ranë
dhe vatrat tona në mjerim i përlanë...

O vullnete të ndrydhuna!
O vullnete të shtypuna!

Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnjyese,
me hove viganash, dëshirash flatruese,
turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhé zbritni
- ndosht' aty keni për të gjetë fillin e një hymni,
që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,
ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.

O vullnete të ndrydhuna!
O vullnete të shtypuna!

Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,
i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpijse -
t'a dijë se të Birt' e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit.

5 tetor 2012


Komente

Jep koment

Migjeni
Shkrimtar, arsimtar
Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019