k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Blasfemi


Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne,
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
O pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!

Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngat'rrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve.
O, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!

Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë - simbojt e shpresave të humbuna
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të përndueme,
kur kështjellat mij'vjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.

9 korrik 2012


Komente

Jep koment

Migjeni
Shkrimtar, arsimtar

Shkrime të tjera

- Zgjimi
- Të birtë e shekullit të ri
Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019