k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Baba Musa lakuriq


...

Ke thënë se në atë jetë
të liqtë do t’i mundosh!
Po, kur i ke bërë vetë,
o zot, qysh do t’i gjykosh?

Bërës e gjykatës, s’vjen
dhe s’ka gjyq më të vështirë
një njeri që s’të pëlqen
pse nuk e bën më të mirë?

Ai që bën dhe gjykon
nuk gjykon me të drejtë:
vetë flet, vet dëgjon
pas fjalës që thonë pleqtë.

Në mos të pëlqen kjo botë
je fajtor vetë më parë
kur je vetë fuqiplotë
pse nuk e bën të vejë mbarë?

...

"Baba Musa lakuriq", 190519 shtator 2012


Komente

Jep koment

Çajupi
Shkrimtar, veprimtar i Rilindjes Kombëtare (Andon Zako)

Shkrime të tjera

- Besoj
Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019