k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Tiranë: Në Shqipëri ka 794 kisha, 700 xhami e 173 teqe


Shifrat e objekteve fetare kanë pasur luhatje të ndryshme gjatë viteve të fundit, për shkak të ndërtimeve të reja, kryesisht të paligjshme, ose të mosfunksionimit më të disave prej tyre.

Sipas një raporti të bërë nga gazeta “Tirana Observer”, në Shqipëri në vitin 2011 krerët e organizatave fetare në vend raportojnë 794 kisha, 700 xhami e 173 teqe.

Zëdhënësi për median i KOASH-it, Thoma Dhima, u shpreh se në të gjithë vendin numërohen 450 kisha ortodokse, ndër të cilat 70 prej tyre funksionojnë edhe si qendra rinore, shëndetësore, mensa për të varfrit etj.

Vatikani nëpërmjet drejtuesve të tyre në vend deklaruan se numërojnë 196 objekte fetare të këtij besimi, prej të cilave 67 funksionojnë si qendra baritore nëpër fshatrat e thella të Shqipërisë, kjo edhe sipas famulltarit George Frendo.

VUSH-i numëron 148 kisha protestante (ungjillore), 48 prej të cilave gjenden në Tiranë.

KMSH-ja sipas zëdhënësit të medias jep një shifër të rrumbullakosur në rreth 700 xhami, por sipas tij mund të jenë edhe më shumë.

KBB-ja numëron 173 teqe bektashiane në gjashtë gjyshata të vendit.

Ndërkaq hebrenjtë para disa ditësh u zyrtarizuan si feja e pestë në Shqipëri, dhe aktualisht kanë një sinagogë në Tiranë.

Ndërkaq sipas Komitetit Shtetëror për Kultet, janë shpallur monumente kulture 201 objekte kulti, nga të cilat 33 i përkasin fesë myslimane (sunite dhe bektashiane) dhe 168 fesë kristiane (katolike dhe ortodokse).

28 tetor 2011


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019