k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Irak: Forcat kurde ofensivë kundër ISIS-it në Kirkuk


Qeveria lokale e kurdëve në veri të Irakut thotë se forcat peshmerga, kanë larguar paraushtarakët e ISIS-it nga 9 fshatra të krahinës së Kirkukut në Irak.

Organizata "Këshilli i Sigurisë Rajonale të Kurdistanit" ka thënë se ofensiva ka filluar më 26 gusht në zonën e Dakukut në Irak.

Në këtë ofensivë njoftohet se janë përfshirë 2000 trupa me mbështetjen dhe të avionëve amerikanë.

Në luftime raportohet se janë vrarë 25 paraushtarakë të ISIS-it dhe 5 paraushtarakë peshmerga të palës kurde.

Forcat pershmerga kanë luftuar kundër forcave të ISIS-it që kur grupi islamik hyri në veri dhe perëndim të Irakut verën e kaluar.

Burimi27 gusht 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019