k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Siri: ISIS-i shemb tempullin e lashtë pagan të Palmirës


Paraushtarakët e ISIS-t kanë hedhur në erë tempullin e lashtë të Balit në Palmirë ditën e diel.

“ISIS-i pasi vendosi një sasi të madhe eksplozivi në tempullin e Bal-Shaminit e hodhi në erë duke i shkaktuar shumë dëme" - ka deklaruar Mamoun Abdulkarim për agjencinë e lajmeve AFP. "Zona e brendshme e tempullit u shkatërrua plotësisht, ndërsa u rrëzuan dhe kolonat përreth tempullit me vlera historike botërore”, vijoi Abdulkarimi.

Banorët e larguar nga Palmira thanë gjithashtu se ISIS-i i ka vendosur eksplozivët në tempull rreth një muaj më parë.

Përpara ardhjes së kristianizmit në shekullin e dytë, Palmira adhuronte trininë e zotave babilonë Bal, Jaribol (dielli) dhe Aglibol (hëna). Tempulli i Balit është ngritur në vitin 17 e.s. dhe më vonë është zgjeruar nën regjimin e perandorit Adrian të Romës, në vitin 130 e.s.

Organizata islamike ISIS ka pushtuar Palmirën në maj të këtij viti, çka ngjalli menjëherë frikë në qendrat ndërkombëtare për shkatërrimin e mundshëm të vendit arkeologjik, i cili është i përfshirë dhe në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

ISIS-i ka shkatërruar ndërkohë disa vende të lashta në Irak si dhe shumë vepra arkitektonike dhe artefakte mijëravjeçare dhe të parikuperueshme që janë pjesë dhe e historisë botërore.

Burimi24 gusht 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019