k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Dhërmi: Bashkia e Himarës pohon se janë prishur shtesat e paligjshme të kishës


Ndërhyrja e Policisë Ndërtimore (INUV) të Himarës për të ndaluar punimet pa leje në një kishë historike në Dhërmi është kthyer në konflikt me disa banorë që e kanë kundërshtuar ndërhyrjen.

Nga Bashkia e Himarës mësohet se ndërhyrja është për të ndaluar dëmtimin e një monumenti kulture, që në historinë e tij nuk i përket kësaj kishe, por një misionari katolik nga Siçilia, i cili ka predikuar në këtë zonë në vitet 1600.

“Nuk ka kishë aty, ka një godinë historike”, – ka deklaruar Jorgo Goro, kryetar i Bashkisë së Himarës, duke i referuar faktit se bëhej fjalë për një monument.

Ai thotë se Bashkia do vijojë procedurat. “S’ka ndodhur asgjë shqetësuese. Godina është ndërtuar mbi një kishë të vjetër, që do të rikonstruktohet dhe kthehet siç ishte”, tha Goro.

Ndërkohë këshilltari i kryeministrit Rama, Artan Shkreli publikoi foto të vjetra të kishës, ndërsa akuzoi se pas ndërtimit nuk ishin besimtarët, por organizata OMONIA.

“Kisha historike e Shën Thanasit në Dhërmi, fatkeqësisht pëson deformime nga rindërtimi pa leje, duke detyruar INUV të Himarës të ndërhyjë. Kontestimi antiligjor dhe i paarsyeshëm që OMONIA po i bën ndërhyrjes së Policisë Ndërtimore ka të bëjë me faktin se ata injorojnë historinë e këtij vendi”,- tha dje Shkreli.

Nga ana e saj, Kisha Ortodokse flet për iniciativa private që duhet të dënohen rëndë. Ajo ankohet se incidente të tilla i kanë ndodhur vetëm kësaj kishe. Zëdhënësi i saj në faqen e Facebook-ut e pranon se, sidoqoftë, kisha ka qenë po ashtu varri i Nilo Catalanos, i cili ka shërbyer si kryepeshkop katolik në Durrës dhe Himarë.

Nilo Catalano ka qenë dijetar italian, që ka njohur gjuhën shqipe dhe ka shërbyer në Shqipëri dhe në Himarë në vitet 1677 i emëruar si kryepeshkop i Durrësit në janar 1693. Catalano njihet për shkrimin e një fjalori shqip-italisht dhe po ashtu për një përmbledhje të këngëve arbëreshe. Ai ka dhënë mësime të shqipes tek arbëreshët në Itali dhe mendohet se kishte hapur në Himarë një shkollë shqipe.

Historia e Catalanos shkon përkundër pretendimeve të OMONIA-s se zona ka qenë dhe është e banuar nga minoriteti grek.

Burimi21 gusht 2015


Komente

postieri
postieri 
21 gusht 2015, 17:04
Citim:
PBDNJ: Tentohet rrënimi i kishës në Himarë, çudi me heshtjen e qeverisë

Tiranë, 21 gusht 2015, NOA.al- Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, dënon ngjarjet e ditëve të fundit në qytezën e Dhërmiut, Himarë.

Kjo parti në një qëndrim të sotëm për mediat thotë se po tentohet rrënimi i një objekti të kultit orthodhoks dhe më konkretisht kishës së Shën Athanasit.

PBDNJ thotë se aktet që kanë nuanca të persekutimit përbëjnë shkelje të rëndë të respektit të imponuar të lirisë së besimit fetar, të karakterit hyjnor të vendit të shenjtë dhe cënim të pronës së ligjshme të një komuniteti fetar, përbëjnë precedent të rrezikshëm dhe janë të pakonceptueshme për realitetet europiane.

Në mbyllje deklarohet se, “Na çudit heshtja, indiferentizmi dhe mosveprimi i strukturave shtetërore dhe qeveritare ndaj akteve të tilla joligjore dhe antikushtetuese që kanë provokuar rëndë ndjenjat e besimtarëve dhe standardet e të drejtave të saksionuara të njeriut dhe lirive fetare”

http://noa.al/artikull/pbdnj-tentohet-rrenimi-i-kishes-ne-himare-cudi-me-heshtjen-e-qeverise/511134.html




postieri
postieri 
21 gusht 2015, 20:37
Citim:
Berisha bëhet me grekët për objektin në Dhërmi

Sali Berisha e ka cilësuar ndërhyrjen e INUV-it të bashkisë Himarë për të pezulluar punimet në një objekt që sipas saj është kulturor, si “Shkatërrimin e Kishes se Shën Athanasit ne Dhërmi”, gjë që sipas tij është “një krim i shëmtuar shtetëror, remineshence e genocidit kulturor të diktatures hoxhiste”.

Berisha vijoi më tej duke theksuar se po “rikthehen nga Edi Rama kohërat më të zeza te diktatures, ato të shkatërrimit të institucioneve të kultit. Kështu, në kundërshtim flagrant me Kushtetuten dhe ligjin për ndarjen e fesë nga shteti dhe paprekshmërinë e institucioneve te kultit, autoritet lokale dhe Policia e Shtetit u vërsulen me fadroma dhe rruspa për të shkatërruar barbarisht dhe mbi baza korruptive kishen e Shën Athanasit”.

Të njëjtin qëndrim mbajti pak para tij partia greke PBDNJ.

Edhe pse Jorgo Goro, kryetari i bashkisë Himarë dhe këshilltari i Ramës Artan Shkreli, pretendojnë se po ndërhyet pa leje në një objekt kulturor, që i përket varrit të një katoliku italiani që ka dhënë mësim në gjuhën shqipe, 100 vjet përpara se një gjë e tillë të ishte e lejueshme, sipas Berishës ndërhyrja e strukturave lokale përbëjnë një “akt të shemtuar, rikthim i koherave me te zeza te viteve 67 te diktatures komuniste, vite ne te cilat Enver Hoxha, Ramiz Alia, por edhe i ati i Edi Rames, Kristaq Rama, organizuan shkaterrimin e mijera kishave, xhamive dhe teqeve në mbarë vendin. Mijera ikona, libra të shenjtë, objekte të çmuara te institucioneve te kultit u plaçkiten dhe u zhduken nga bandat e regjimit hoxhist”, shkruan, Mapo.al.

Berisha më pas u mbështet te aleanca e tij me Fatos Nanon, kur përmendi: “Po rikujtoj ketu deklaraten publike te ish kryeministrit Fatos Nano qe akuzoi publikisht Edi Ramen se gjate qendrimit ne Paris ai ka shitur ikona te vjedhura. Në të vërtetë, Kisha Autoqefale Shqiptare njofton sot se shkatërruesit e kishës në fillim e zhveshen kishen nga ikonat. Duke dënuar këtë akt të shëmtuar si një krim shteteror, i bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të nisë urgjent hetimet dhe të vendosë para ligjit ideatorët, urdhërdhënësit dhe autoret e këtij akti barbar!”

http://gazetablic.com/berisha-behet-me-greket-per-objektin-ne-dhermi/




postieri
postieri 
21 gusht 2015, 21:32
Citim:
Meksi: Kisha e Dhërmiut s’është monument kulture. Është pronë e kishës

Ka qenë i thukët dhe shumë i kujdesshëm, restauratori dhe punonjësi i vjetër i Monumenteve Aleksandër Meksi. “Kisha, për të cilën flitet në Dhërmi s’ka qenë monument kulture dhe është prishur më 1972. Gurët i janë marrë. Është pronë e kishës dhe ajo mund të veprojë si duhet, por konform respektit të objektit të religjionit”.

Me pak fjalë, pak ditë më parë, në kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, INUV-i dhe komuniteti ortodoks lokal është përplasur sa i përket rikonstruksionit të kësaj kishe të rindërtuar pej fillimi në vitin 1992. Vendndodhja e objektit është historike, për kishën që ka qenë dikur, por vetë godina, kuptohet që jo. Në fakt, Dhërmiu dhe Vunoi janë të mbjellë me kisha dhe në një histori të afërme që pritet të shkruhet, do të zbulojë dhe hedhë shumë dritë për religjionin në këtë trevë vazhdimisht të përfolur. Mu në këtë vend, mëtohet se është varrosur misionari Nilo Katalano, kryepeshkop i Durrësit dhe famullitar apostolik i Himarës më 1693-shin.

Situata është konfuzuar, kur në lojë ka hyrë z.Shkreli, këshilltari i kryeministrit Rama, që ka thënë se objekti ka qenë Monument Kulture. Pyetja jote e madhe duhet të jetë: Pse nuk ndërhyn Instituti dhe Ministria për një objekt kaq të rëndësishëm për historinë e kulturës kombëtare. Për çfarë i paguajmë taksat tona?

Në fakt, kisha s’është monument kulture, sipas Meksit, ndaj kisha ka të drejtën e vet që të ndërtojë të njëjtën kishë mbi të. Kurse një ndërhyrje e tillë prej pushtetit lokal është bërë pa e lajmëruar fare komunitetin. “Në mënyrë të befasishme, punonjës të Bashkisë Himarë shkuan në kishën e Shën Athanasit, hoqën ikonat dhe sende të tjera të shenjta dhe nisën ta shkatërronin atë. Këto veprime u bënë pa dijeninë e Komunitetit Orthodhoks, pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë dokumentacion ligjor. Ky veprim abuziv i disa punonjësve shtetërorë, përbën veç të tjerash edhe shkelje flagrante të Ligjit nr. 10057, 22.01.2009, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, që garanton paprekshmërinë e vendeve të kultit dhe mbrojtjen e tyre nga shteti”, ka deklaruar zyrtarisht KOASH.

Duke sajuar një konflikt, atje ku nuk ka, duket se autoritetet civile duhet që më parë të respektonin ligjin dhe të konsultoheshin me autoritetet fetare, të paktën në respekt të marrëveshjes që kanë me religjionin.

Objektet e kultit në Dhërmi janë mbi 30 syresh dhe ndjeshmëria e komunitetit për to është e madhe, pasi një pjesë e identitetit buron pikërisht prej këtyre institucioneve, që pushteti laik i para ’90, u përpoq t’i shfaroste. Ndaj restauratori i vjetër Meksi është tepër i kujdesshëm dhe i qartë në ato që thotë…

http://www.javanews.al/meksi-kisha-e-dhermiut-seshte-monument-kulture-eshte-prone-e-kishes/




postieri
postieri 
22 gusht 2015, 20:09
Citim:
Prishja e kishës në Dhërmi, reagon partia MEGA: Fenomen i përsëritur i provokimeve

Partia minoritare greke “MEGA” dënon prishjen e kishës së Shën Athanasit në Dhërmi. Ndërmarrja për prishjen e kishës shumëvjeçare të Shën Athanasit është një shkelje brutale e ndjenjave fetare të komunitetit të zonës dhe shmangie nga respektimi i të drejtave të njeriut, shprehen përfaqësues të partisë “MEGA”.

Sipas tyre, po shkelen ligjet e shtetit për pavarësinë e institucioneve fetare.

“Partia “MEGA” mbështet fuqimisht të drejtën e komunitetit të Dhërmiut në mbrojtje të simboleve të tij fetare, të cilat i ka ngritur në vijimësi të shekujve me gjak dhe sakrifica e për të ruajtur identitetin dhe besimin e tij.

Ky rast flagrant i cënimit të ndjenjës shpirtërore të një komuniteti duhet të mos përsëritet për asnjë sekt fetar në Shqipëri, pasi një nga vlerat tona më unikale për popullin e këtij vendi është bashkëjetesa harmonike fetare”, përfundon reagimin e saj partia minoritare greke “MEGA”.

http://www.balkanweb.com/site/prishja-e-kishes-ne-dhermi-reagon-partia-mega-fenomen-i-perseritur-i-provokimeve/




postieri
postieri 
22 gusht 2015, 20:48
Citim:
“Kisha e Dhërmiut”, Jorgo Goro: Do shembim çdo ndërtim pa leje

TIRANE- Çdo ndërtim pa leje që është mbi monumente kulture, apo monumente natyrore, mbi çdo shesh, mbi çdo park, do të shembet detyrimisht”.

Kjo ka qenë përgjigjja e kreut të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dje për “Gazeta Shqiptare”, i pyetur për vijimin e aksionit të Inspektoratit Urbanistik Vendor në Kishën e Dhërmiut.

Dy ditë më parë, mes OMONIA-s dhe INUV-it pati një përplasje, pasi kjo e fundit shkoi të shembte një godinë që e cilëson ndërtim pa leje, e që nga zona dhe nga Kisha Ortodokse pretendohet të jetë kishë.

Mbas reagimit të parë të Kishës Ortodokse që e cilësoi këtë aksion si “incident të rëndë” dhe “shkatërrim të kishës”, Jorgo Goro, kryetar i Bashkisë së Himarës, tha dje për “Gazeta Shqiptare” se nuk merret me pretendimet e ndryshme që janë shprehur(duke përfshirë edhe ato të OMONIA-s).

“Ne si bashki, nuk duam të merremi me ato që pretendohen, pasi janë të pabaza. Bëjmë punën tonë dhe duam që qytetarët tanë të respektohen. Çdo ndërtim pa leje që është mbi monumente kulture, apo monumente natyrore, mbi çdo shesh, mbi çdo park, do të shembet detyrimisht. Duket se ka njerëz që janë kundër zhvillimeve të reja në të mirë të qytetarëve të Himarës. Ju duhet të mbani mend që edhe shembjet që u bënë në plazhet e zaptuara u kundërshtuan”, – tha ai.

I pyetur nga “GSH” nëse bashkia ka një projekt për një përmendore ndanë kishës për Nilo Katalanon, priftin që më 1700-ën pati përhapur arsimin shqip në zonë, Goro sqaroi se nuk ka asnjë projekt të tillë.

“Ne ndihmojmë që të dalin në dritë monumentet e kulturës në zonën tonë, që të sjellim sa më shumë turistë, dhe këtë e bëjmë duke respektuar kishën dhe qytetarët. Po theksoj, meqë më jepet rasti, se nuk duam përplasje me asnjë. Çdo përdorim i situatave të kësaj natyre është për interesa politike dhe asgjë tjetër. Ne bëjmë punën tonë e detyrën tonë, me qetësi dhe pa shkelur asnjë të drejtë të asnjërit. Nëse ndokush mendon se i janë shkelur të drejtat, ka të drejtë të ankohet”.

Mandej, i pyetur nëse besimtarët janë dëbuar nga kisha, sikundër pretendon Kisha Ortodokse, Goro tha: “Ajo nuk është kishë. Po të ishte kishë, nuk do të hynim aty. Është bërë një ngrehinë që të mos bëhet kurrë kisha tjetër që ka një histori, që ka qenë një ndër kishat më të vjetra etj. Ne respektojmë ligjin dhe monumentet e kulturës si edhe besimin fetar të qytetarëve. Nuk prekim asgjë e cila është e shenjtë”.

http://www.balkanweb.com/site/kisha-e-dhermiut-jorgo-goro-do-shembim-cdo-ndertim-pa-leje-kisha-kjo-percarje-pseudonacionaliste/




postieri
postieri 
22 gusht 2015, 21:04
Citim:
MPJ GREKE: PRESIM SHPJEGIME

Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstandinos Kutras më herët ka kërkuar shpjegime nga qeveria shqiptare lidhur me këtë incident.

“Ngjarjet në Kishën e Hirshme të Shën Thanasit në Drimades të Himarës përbëjnë një shqetësim shumë të madh. Largimi i dhunshëm dhe pengimi i besimtarëve për të hyrë në vendin e besimit të tyre, heqja e ikonave dhe objekteve të shenjta nga kisha si dhe shkatërrimi që u bë me ndërhyrjen e bashkisë së Himarës janë veprime të dënueshme dhe të papranueshme, pavarësisht pretendimeve për ligjshmërinë e ndërhyrjes dhe nuk janë shenja të një vendi që aspiron të bëhet pjesë e familjes Europiane. Respektimi i Lirive Fetare, mbrojtja e vendeve të kultit dhe mospengimi i ushtrimit të besimit janë karatkteristika të një shteti të së drejtës dhe parimeve europiane. Presim shpjegime dhe marrjen e masave nga ana e qeverisë shqiptare. Ambasada e Greqisë në Tiranë dhe autoritetet tona konsullore kanë marrë udhëzime të ndjekin dhe të kujdesen për këtë çështje”-tha në deklaratën për mediat zyrtari i qeverisë greke.

http://www.balkanweb.com/site/kisha-ne-dhermi-mpj-greqia-nderhyrje-ne-punet-e-brendshme-larg-frymes-se-bashkepunimit-dhe-fqinjesise-se-mire/




postieri
postieri 
22 gusht 2015, 22:02
Citim:
MPJ - Greqisë: Po ndërhyni në punët e brendshme

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ndaj deklaratave të ardhura nga Ministria e Jashtme e Greqisë lidhur me incidentin e krijuar në kishën e Shën Thanasit në Dhërmi. Palash shqiptare tha se qëndrimi i djeshëm i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, ai paragjykon në mënyrë të njëanshme dhe eksesive angazhimin e kahershëm të Greqisë për të shoqëruar integrimin evropian të Shqipërisë.



Deklarata e plotë e ministrisë së Punëve të Jashtme

Në vijim të interesimit të medias mbi deklaratën e zëdhënësit të MPJ greke mbi të ashtuquajturin incident të ndodhur në terrenin e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, zëdhënësi i MPJ të Shqipërisë Glevin Dervishi shprehu habinë dhe shqetësimin ndaj këtij reagimi të nxituar.

Shqipëria përkujdeset të sigurojë zbatimin e ligjit në tërësinë dhe pacenueshmërinë e tij. Në raport me bashkësitë fetare, po ashtu edhe në raport me parandalimin e çfarëdolloj informaliteti dhe dallimin e tij nga shfrytëzimi korrekt i pronës private , në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe aktet e tjera ndërkombëtare në të cilët Shqipëria aderon.

Në Republikën e Shqipërisë marrëdhënia midis institucioneve të shtetit shqiptar dhe institucioneve fetare janë tepër të shëndosha dhe mishërojnë frymën e bashkëjetesës unikale mes besimeve të këtij vendi. Komiteti Shtetëror i Kulteve siguron në këtë kuadër dialogun e privilegjuar që, si çdo bashkësi tjetër, edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila ka përfaqësuesit dhe zëdhënësit e saj përkatës në territorin shqiptar, gëzon me pushtetet publike. Shqipëria është e gatshme të ndajë eksperiencën e saj të vyer me Greqinë në ketë drejtim.

Konstatojmë se qëndrimi i djeshëm i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën, në këtë kontekst, një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, ai paragjykon në mënyrë të njëanshme dhe eksesive angazhimin e kahershëm të Greqisë për të shoqëruar integrimin evropian të Shqipërisë, të mbështetur nga partnerët e tjerë evropianë, gjë e cila bie ndesh edhe me praktikën e konsultimit dhe qasjes së përbashkët të problemeve mes vendeve qe ndajnë të njëjtën aspiratë evropiane.

Ky qëndrim, është larg frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Greqisë, të cilën kishte për qellim të promovonte takimi i fundit i Ministrave Bushati – Kotzias. Ai është larg çdo parimi dhe praktike ndërkombëtare që orientojnë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve sovrane si dhe normave dhe frymës së bashkëpunimit evropian dhe fqinjësisë së mirë.



Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreson se deklarata e djeshme, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si qëndrim i një autoriteti që ushtron garanci morale apo kanonike mbi Kishën ortodokse autoqefale shqiptare dhe besimtarët e saj, do të mbetet vetëm një insinuatë e izoluar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke.​

http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/08/22/kisha-e-shen-thanasit-mpj-greqise-po-nderhyni-ne-punet-e-brendshme/




postieri
postieri 
22 gusht 2015, 23:05
Citim:
Kisha e Dhërmiut, nis “lufta” midis ortodoksëve dhe katolikëve

Incidenti në kishën e Dhërmiut përveç përplasjeve diplomatike midis Greqisë dhe Shqipërisë ka sjellë edhe përplasje midis komunitetit Katolik dhe Ortodoks në Shqipëri. Kjo evidentohet edhe në reagimin në facebook të zëdhënësit të kishës ortodokse, Thoma Dhima.

Thonë se në Himarë na paskan qenë ca murgj katolikë dhe uniate, të cilët u përpoqën t’u kthenin besën e të parëve. Por nuk thonë, se ndihmësi i Katelanos, një murg renegat grek, që kishte hedhur shumë para për t’i blerë, të cilat ia kishin dërguar që përtej detit, kur u kërkoi banorëve që në Liturgjinë Hyjnore në vend të peshkopëve të tyre kanonike ortodokse të permendnin Papën, u dëbua pa ceremoni nga zona dhe ëndrrat me uniatizem (që në mënyrë qesharake, por dhe agresive përpiqen ta ringjallin sot disa funksionare shteti), morën fund njëherë e përgjithmonë.

Të fundit që e bënë këtë përpjekje mjerane dhe dështuan me turp ishin misionarët fashistë të Musolinit.

http://syri.net/index.php/2015/08/22/kisha-e-dhermiut-nis-lufta-midis-ortodokseve-dhe-katolikeve/




postieri
postieri 
23 gusht 2015, 13:07
Citim:
Himarë, Banorët e Dhërmiut protestojnë kundra prishjes së kishës së Shën Athanasit

Banorët e Dhërmiut kanë protestuar për dy ditë radhazi për vendimin e bashkisë së Himarës për prishjen e kishëzës së Shën Athanasit.

Objekti i kultit është ndërtuar për herë të parë në vitet 1400, mandej në vitet 1973 është prishur nga rregjimi komunist për t’u rindërtuar me fonde të vetë besimtarëve në vitet 1993 .

Banorët që kanë rrethuar kishën prej dy ditësh për të mos lejuar prishjen e saj pranojnë se e konsiderojnë shkelje te se drejtes se tyre te besimit prishjen e objektit te kishes .

Njeherazi ata theksojnë se prishja e objektit të kishës nuk parashikon ndërtimin e një objekti kulti të ortodoksisë.

Banoret thonë: “Kanë ardhur fshehurazi e kanë prishur kishën. . Që të vish në një kishë në mënyrë hajdutshe, e ta prishësh, këtu fshihet diçka”.

Detaje rreth mënyrës së ndërhyrjes së policisë bashkiake pa njoftuar autoritetin e kishës autoqefale jep edhe prifti i shërbesës, sipas tij ikonat janë hequr dhe hedhur në një ambientet e jashtme te kishes me tej është nisur me skrep shkatërrimi i murit

Ndërkoj Prifti thotë: “Kishte marrë çelësin këtu te një bashkë-fshatarja jonë, hapi kishën, ka plasur ikonat”

Kreu i bashkisë, Goro, nuk ka pranuar të prononcohet publikisht , por ai ka sqaruar jashtë kamerave ,se prishja e kishës ortodokse synon nxjerrjen në pah të rrënoja të kishës se vjetër ilire e cila daton rreth viteve 1400 p.e.s

http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-dhermiut-protestojne-kundra-prishjes-se-kishes-se-shen-athanasit/




krikëlli
krikëlli 
23 gusht 2015, 13:14
Citim:
Kreu i bashkisë, Goro, nuk ka pranuar të prononcohet publikisht , por ai ka sqaruar jashtë kamerave ,se prishja e kishës ortodokse synon nxjerrjen në pah të rrënoja të kishës se vjetër ilire e cila daton rreth viteve 1400 p.e.s


Do ketë ndonjë gabim këtu, se për vitin 1400 p.e.s. s'përdoret termi kishë, po mbase tempull, orakull, faltore a objekt kulti, që dhe gjasat janë të ketë diçka të tillë atypari si poshtë çdo kishe e xhamie. Përndryshe nëse e ka për ndonjë kishë të vitit 1400 e.s. si rregull s'do quhej ilire, por arbërore.



postieri
postieri 
23 gusht 2015, 20:46
Citim:
“‘Dhërmiu’, Kisha Ortodokse nën protektorat antishqiptar”
Fatmira Nikolli*

Ka shumë paqartësi në këtë histori, e vetmja gjë e qartë është zhvillimi i kësaj historie sipas një skenari tashmë të njohur e të eksperimentuar në raste të tjera, sa në Himarë, në Përmet, Kosinë, Boboshticë e gjetkë”. Kështu shprehet për “GAZETA SHQIPTARE”, historiani e studiuesi Pëllumb Xhufi, në lidhje me përplasjen për kishën e Shën Thanasit në Dhërmi.

Teksa e sheh si një çështje që u përdor për të nxitur konflikt, ai kritikon INUV-in, Bashkinë e Himarës dhe Ministrinë e Kulturës që deri më tani nuk kanë dalë të sqarojnë zyrtarisht se çfarë ndodhi në Himarë dhe pse.

Duke kujtuar se konflikte të tilla, sado të vërteta apo të stisura qofshin, nuk mund të zgjidhen me një “fali Zot, se s’dinë ç’bëjnë”, që vetëm sa ndez gjakrat, Xhufi vëren në një intervistë për “GSH”, se ky episod duhet të shërbejë për të ndarë njëherë e mirë kufijtë midis “pushteteve të konstituuara” dhe “pushteteve të pakonstituuara”.


– Ka pasur një përplasje për kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, mes INUV-it dhe OMONIA-s. Ndërsa INUV-i pretendon se (ri)ndërtimi ishte pa leje, OMONIA e më pas KOASH kanë dalë kundër. Cili është mendimi juaj për përplasjen?

Ka shumë paqartësi në këtë histori, dhe ende pas dy ditësh nuk dimë nëse bëhet fjalë për një ndërhyrje të paligjshme strukturore në kishën e Shën Thanasit, nëse kjo gëzon statusin e një monumenti kulture që mbrohet nga shteti, nëse INUV-i dhe Bashkia e Himarës kanë ndërhyrë për të parandaluar apo për të prishur një ndërtim pa leje që e fyen dhe e shëmton atë vend të shenjtë, apo kanë shkuar aty me “axhenda” personale, për të hapur varrin e një kleriku, që dikush e mban për shenjtor e dikush tjetër për djall, apo, siç flasin gojë të tjera, për të gjetur ndonjë “thesar floriri”.

E vetmja gjë e qartë është zhvillimi i kësaj historie sipas një skenari tashmë të njohur e të eksperimentuar në raste të tjera, sa në Himarë, në Përmet, Kosinë, Boboshticë e gjetkë: kapet rasti apo krijohet enkas provokimi, të cilin drejtuesit e Kishës Autoqefale “shqiptare” e mediatizojnë dhe e dramatizojnë për t’i hapur rrugë ndërhyrjes “politike” të PBDNJ-së e të OMONIA-s, dhe më tej, për ta mbyllur qarkun “deklarata” e radhës e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Duke lënë mënjanë PBDNJ-në dhe OMONIA-n e Duleve dhe të Bollanove, ajo që lë shije të hidhur është roli që KOASH i ka dhënë vetes, si një institucion që e shfrytëzon shenjtërinë dhe imunitetin e vet për të nxitur e për të ushqyer konflikte ndërshqiptare, për të ndërtuar me çdo kusht raporte armiqësore me shtetin shqiptar e për t’u futur nën protektorate të dyshimta, gjithsesi antishqiptare.


-Kisha Ortodokse pretendon se janë dëbuar besimtarët. OMONIA ka kundërshtuar ndërhyrjen. Në fakt, a ka të drejtë OMONIA të ndërhyjë?

Edhe njëherë, insistoj të them se ende nuk jemi të qartë për shkaqet, protagonistët e detajet e ngjarjes. Në këto kushte, kur zëdhënësi i KOASH flet për besimtarë të dëbuar nga kisha, më lind dyshimi se këta mund të ishin, jo besimtarë, por “mitingashë”, si ata që krerët e KOASH-it çonin me autobusë në Përmet për të mbajtur të pushtuar pallatin e kulturës, të cilin krerët në fjalë donin ta kthenin me çdo kusht në kishë, duke shpërfillur deri edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por, duke iu kthyer kishës së Shën Thanasit, dhe nisur nga fotot e botuara e që tregojnë gjendjen aktuale të saj, të pushton pikëllimi dhe të vjen të thuash se ai vend plot shenjtëri e histori nuk meriton të trajtohet në atë mënyrë.

Nëse konflikti ka nisur për atë terracë të shëmtuar prej betoni e ndonjë tjetër “ekstravagancë” që është hedhur mbi muret e rrënuara të kishës, unë personalisht do të isha në krah të autoriteteve të pushtetit lokal e të INUV-it. Ajo kishë meritonte të shpëtonte nga ai turp e nga ajo barbari e neveritshme. Sigurisht, duke zbatuar me përpikmëri ligjin e duke bashkëpunuar ngushtësisht me komunitetin dhërmiot dhe kishën ortodokse.


-Në të njëjtën rrymë ka qenë edhe reagimi i PBDNJ-së, e cila ka thënë se aktet kanë nuanca të persekutimit. Si e lexoni ju deklaratën?

Lidhur me PBDNJ-në dhe OMONIA-n, nëse këto dy organizata janë ngritur për të mbrojtur e për të promovuar të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, do të thosha se Dhërmiu dhe Himara nuk janë vendi i duhur për të ushtruar misionin e tyre.

Historia tregon se himarjotët janë shqiptarë dhe si shqiptarë, kur ka ardhur koha e kur e ka dashur puna, u kanë vënë hurin romakëve, venecianëve, napoletanëve, turqve, grekëve, gjermanëve e italianëve. Imagjinoni se ç’do bëjnë me tartarintaraskonët e PBDNJ-së e të OMONIA-s ditën kur këta do t’ua sjellin vërtet në majë të hundës.

Në fakt, drejtuesit e këtyre dy organizatave, me gjithçka janë marrë, por jo me interesat e minoritetit grek. Kurrë nuk i kemi dëgjuar të protestojnë për papunësinë, për mungesën e ujit, për mungesën e infrastrukturës në fshatrat e minoritetit, makar edhe për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjenden kishat e manastiret e stërlashta ortodokse në Mesopotam, në Peshkëpi, në Derviçan, Sofratikë e gjetkë.

Dulet dhe Bollanot merren me probleme të mëdha, merren me çështjen e Kosovës, me çështjen e varrezave, monumenteve e të simboleve shovene greke në Kosinë, Korçë, Gjirokastër e Boboshticë, merren me problemin e kufijve detarë greko-shqiptarë, me problemin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare, italo-shqiptare, gjermano-shqiptare, euro-shqiptare apo turko-shqiptare, gjithnjë duke u rreshtuar në mënyrë agresive kundër pozicioneve dhe interesave të shtetit shqiptar, si zëdhënës të grupimeve më radikale greke.

Ndaj, edhe fut-hundja e tyre e fundit në çështjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi ishte e pritshme, ishte një rast për të ndërtuar e për të fryrë provokimin dhe, mundësisht, konfliktin e radhës.


-Këshilltari i kryeministrit për urbanistikën e ka cilësuar si një akt të OMONIA-s që bëhet për shkak të injorimit të historisë së këtij vendi. A e shihni dhe ju kështu?

Këtu vijmë në pjesën më të hidhur të kësaj historie. Kemi pritur këto dy ditë që të flisnin përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, të Institutit të Monumenteve, të Bashkisë së Himarës e të INUV-it për të na sqaruar se ç’po ndodhte në të vërtetë në Dhërmi. Nuk u bë e gjallë as vetë ministrja e Kulturës, zonja Kumbaro, e cila nuk mungon të dalë vetë kur bëhet fjalë për të kumtuar “suksese” të paralajmëruara.

Erdhi vetëm një reagim i Këshilltarit të Kryeministrit, një reagim ex cathedra, që nuk sqaron gjë mbi arsyet që kishin bërë të domosdoshme ndërhyrjen e INUV-it në kishën e Shën Thanasit, mbi institucionet e përfshira në këtë aksion, mbi bashkëpunimin, me sa duket të munguar, mes institucioneve përgjegjëse të Ministrisë së Kulturës dhe organeve të pushtetit vendor e gjithashtu, mbi bashkëpunimin, me sa duket gjithashtu të munguar, midis këtyre institucioneve përgjegjëse dhe palëve të interesuara, komunitetit dhërmiot dhe kishës ortodokse. Konflikte të tilla, sado të vërteta apo të stisura qofshin, nuk mund të zgjidhen me një “fali Zot, se s’dinë ç’bëjnë”, që vetëm sa ndez gjakrat.

Më duket e pavend dhe spekulative ta përligjësh ndërhyrjen “enigmatike” në kishën e Shën Thanasit me motive “shqiptarie”, duke implikuar edhe figurën e përvuajtur të murgut Nilo Catalano, që për hir të së vërtetës, në të gjallë të tij, nuk duhej njëlloj nga të gjithë shqiptarët dhërmiotë.

Por, mbi të gjitha, më duket e pavend dhe joproduktive dalja e z. Shkreli, i cili, si këshilltar i Kryeministrit, me protagonizmin e vet përligj çdo hamendësim dashakeq lidhur me një kinse “përzierje” të z. Rama në këtë histori, që do duhej trajtuar vetëm si një zënkë banale. Shumëkush e di, ose e merr me mend, se udhëheqja e KOASH-it dhe ajo e PBDNJ-së kanë shumë arsye për të qenë “të pakënaqur” nga z. Rama dhe qeveria e tij. Të kuptohemi, më së shumti bëhet fjalë për arsye të mosarsyes.

Por, kjo nuk do të thotë se shëndetit të qeverisë e të Kryeministrit i bën mirë përfshirja në një konflikt të sajuar, ku njëra palë (KOASH, PBDNJ, OMONIA) luan me dinakërinë e provokimin, kurse pala tjetër bën të fortin me vetëkënaqësinë dhe arrogancën që i jep pushteti.

Ndaj, mendoj se Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor e të INUV-it janë të vetmit ata që, duke u shprehur hapur e qartë, do mund të shpërndajnë retë e paqartësisë e t’i japin fund një historie që ka filluar t’i bezdisë të gjithë.

Me këtë rast do të doja shumë, që ky episod të shërbente për të ndarë njëherë e mirë kufijtë midis “pushteteve të konstituuara” dhe “pushteteve të pakonstituuara”, siç janë ato që përfaqësojnë sot disa “këshilltarë” të gjithëpushtetshëm, që nuk mjaftohen të japin “këshilla”, por drejtojnë e vendosin në mënyrë të pakontrolluar.

http://balkanweb.com/gazetashqiptare/dhermiu-kisha-ortodokse-nen-protektorat-antishqiptar/




postieri
postieri 
23 gusht 2015, 21:26
Citim:
Athina sërish për kishën e Dhërmiut: Presim përgjigje nga Tirana

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke ka reaguar sërish sot pas deklaratës së një ditë më parë nga zëdhënësi i ministrisë tonë të jashtme Glevin Dervishi lidhur me qëndrimin e Athinës për prishjen e kishës së “Shën Thanasit” në Dhërmi.

“Deklarata e djeshme nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme shqiptare lidhur me angazhimin e Shqipërisë për të respektuar dhe mbrojtur plotësisht të drejtat fetare dhe të pronës së minoriteteve në shqipëri është inkurajuese” – thuhet në deklaratë.

Por nga ana tjetër Ministria e Jashtme Greke thekson se siç ka ndodhur deri tani, Greqia do të vijojë të jetë përkrah fqinjit të saj në rrugën drejt Europës, me kushtin që Shqipëria të përmbushë të gjitha detyrimet e saj që parashikon ligji ndërkombëtar dhe kriteret e BE-së.

“Ndaj dhe Ministria e Jashtme po pret përgjigje dhe marrjen e masave të menjëhershme nga qeveria shqiptare lidhur me atë që ka ndodhur në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi” – thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke.

http://www.mapo.al/2015/08/athina-serish-per-kishen-e-dhermiut-presim-pergjigje-nga-tirana




postieri
postieri 
23 gusht 2015, 23:24
Citim:
Kisha e Dhërmiut, Shkreli: Greqia tenton fshirjen e historisë shqiptare

Këshilltari i kryeministrit,Artan Shkreli në një prononcim për A1 Report ka akuzuar segmente të Athinës zyrtare dhe klerit grek për ndërhyrjen arkitekturore të kishës Shën Thanasi në Dhërmi.

“Është shumë i çuditshëm reagimi i Athinës zyrtare, që të lë me gojë hapur. Kjo ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi. Ata kërkojnë të zhdukin me çdo kusht trashgimin e një vendi, e një kulture. Ajo ka qenë kisha e Shën Thanasit. Shqiptarët duan ta ndërojnë atë varr që ai të jetë një altar i kulturës dhe vlerave shqipe”, tha Shkreli.

Më tej ai shton se kisha ka qenë monument kulture gjatë gjithë kohës. Ai tha se kisha gjithmonë ka qenë gjithmonë monument kulture dhe mbi muret ekzistuese të saj është hedhur një soletë betoni, duke ndërtuar kishë mbi kishë.

“Ky vend nuk mund të ndërtohet pa leje dhe nuk mund të degradohet. Kisha ka qenë monument Kulture gjatë gjithë kohës. Kisha gjithmonë ka qenë modeste. Mbi muret ekzistuese është hedhur një soletë betoni, e theksoj mbi muret ekzistuese. Pra kemi një kishë mbi kishë. Nuk ka asnjë vendim ministrorë që e ka hequr këtë kishë nga monumentet e kulturës. Kjo ka hyrë në vlerat historike dhe kurrsesi nuk mund të hiqen këto objekte’, tha Shkreli.

http://www.mapo.al/2015/08/kisha-e-dhermiut-shkreli-greqia-tenton-fshirjen-e-historise-shqiptare




postieri
postieri 
24 gusht 2015, 08:59
Citim:
Mateo Mandala: Prifti i Dhërmiut, grek renegat
FATMIRA NIKOLLI*

Çështja e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi nuk i ka shpëtuar vëmendjes së arbëreshëve të Italisë. Studiuesi i njohur, prof. Mateo Mandala thotë se “Nil Katalanin e kanë quajtur si një ‘grek renegat’. Sigurisht që këtë e kanë thënë të tjerët dhe jo unë”. Më tej, ai pyet: “Përpos shfrim-sharjeve tipike të injorantëve që nuk e njohin historinë, përse ka kaq shumë përpjekje për t’i ndryrë të krishterët ortodoksë brenda një kornize të angësht kombëtariste? Kush e vendoskërka shenjën e barazisë: besimtar ortodoks = nënshtetas (i shtetit) grek? Dhe përse?”.

Mandala, i njohur për studimet e shumta, shënon se “përveç meritave të tij të panumërta kulturore, fetare, didaktike dhe studimore, Nil Katalani iu paraprin edhe vetë ideve të Revolucionit Francez: lindur në një qytezë të Siqelise në krahinën e Mesinës, u shugurua murg i Urdhrit Bazilian, studioi arbërishten e u shqiptarizua, jetoi në Mezzoiusso dhe shërbeu si misionar në ‘terris infidelium’ (troje të humbura), për t’u dhënë ngushëllim popullatave shqiptare të ritit oriental si edhe për t’i edukuar me doktrinën e kërshtenë sivëllezërit e tij shqiptarë në Himarë e rrethina”.

Ai vë në dukje se Nil Katalano, “la pas vedit disa krijime poetike në arbërisht, të cilat u risollën nga Nikollë Filja në të kështuquajturin ‘Kodiku i Kieutit’ (1736 – 1739). Ndërroi jetë e u varros në Dhërmi, mu aty në kishën e Shën Thanasit ku pat shërbyer me përunjësi për mot-mote me radhë tok me një murg të ri arbëresh nga Mezzoiusso, Filotè Zassi”. Në fund, Mandala, pyet: “Grek renegat? Po pse ngulmohet të mbyllim sytë para një të vërtetë kaq të thjeshtë e të fortë si kjo? Përse?”.

Sipas tij, për një meditim të arsyetuar, do të sugjeroja leximin e kësaj oktave të Nil Katalanit: Çë u kleve e zëri, o mjeri Njeri,/ me pushtë n’dorë val kundnjimë i ri,/i mbsuam keq e i plot Armiqësi,/ në gjak fqinjesë gjith i pegim,/ ktë mprap qen, qen, se të pret fati i zi,/ e për lëfton kso jetë më të ndim,/ përse u godit shum hera e tij e s’di/ se vrisi u gjënd, përdhi rim./

Botimi

Në parathënien e librit të Nilo Borgia-s “Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri-Shënime mbi misionet në Himarë: shek. XVI-XVIII”, botimet “Naimi”, prof. Matteo Mandalà shkruan:
“…Figura si murgjit Nilo Catalano, Filoteo Zassi, Basilio Matranga, Giuseppe Schirò, veprës së të cilëve u kushtohet i gjithë vëllimi i dytë i historisë së Borgia-s, morën pjesë aktivisht në lëvizjen kulturore të shek. XVIII. Njohja dhe studimi i kësaj lëvizjeje është e domosdoshme për të kuptuar zanafillën e romantizmit shqiptar, që deri më sot është përshkruar si një pemë madhështore pa rrënjë”. Sipas tij, dokumentacioni i përpunuar nga misionarët dhe nga Borgia përbën një burim të rëndësishëm që i lejon historianët dhe studiuesit të rindërtojnë, edhe pse me rezervat që rrjedhin natyrshëm nga dëshmi të tilla, dinamikën e disa zhvillimeve në trevat jugore të Shqipërisë, ku më shumë se gjetkë është ndier pesha e konflikteve etnike, sociale dhe fetare. “Nëse Himara e shek. XVIII gëzon privilegjin të jetë përshkruar gjatë periudhës historike të tranzicionit të vështirë kulturor dhe fetar, kjo u detyrohet misionarëve bazilianë që punuan aty, por edhe historianit që disa shekuj më vonë e ringjalli veprën e tyre të jashtëzakonshme”, ka shkruar Mandala.

http://www.balkanweb.com/site/mateo-mandala-prifti-i-dhermiut-grek-renegat/




postieri
postieri 
24 gusht 2015, 11:57
Citim:
Zëdhënësi i Kishës: Ka nisur një fushatë kundër ortodoksëve e paparë ndonjëherë

Vijojnë replikat në distancë për Kishën e Dhërmiut, në të cilën ka ndërhyrë INUV për prishjen e godinës, e cila konsiderohet pa leje. Pas debateve në distancë mes Ministrisë së Jashtëm greke dhe asaj shqiptare, Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Thoma Dhima përmes komenteve në rrjetet sociale, shkruan se ka nisur një fushatë kundër këtij komuniteti, e paparë ndonjëherë në botë.

“Zoterinjtë që na flasin për ndertim pa leje, për nje kishë të ringritur nga besimtaret në vitin 1992 për t'iu falur Perëndisë, vetë, bashkë me bashkiakët, pushojnë, darkojnë e bëjnë qejf në mjedise publike të pushtuara nga miqte e tyre , që kanë betonizuar natyrën.

Flitet për varrin e një murgu katolike që erdhi katër shekuj më parë t'u kthente besimin, pa sukses, bregdetasve, por injorohen dhe quhen pa rëndësi eshtrat e vendasve ortodoksë që jane varrosur aty. Prandaj ai vend është edhe më i shenjtë për banorët, se kanë eshtrat e gjyshërve e stërgjyshërve.

Ministria thotë se nuk ka monument kulture. IMK po ashtu. Ndërsa genjehet në mënyrën më flagrante duke thënë se është ende në listën e monumenteve. Një objekt që nuk ekziston më nuk është monument. Një kishe që rafshoi komunizmi nuk mund të quhet se është akoma në këmbë. Vetë këta zoterinj kanë lejuar që monumentet të prisheshin, për ti hequr pastaj nga lista dhe për të ndërtuar pallate. Tani duan të na bëjnë budallenj dhe na thonë se ekziston një monument aty ku komunizmi shkatërroi gjithcka.

Po vërtet, janë kaq të paskrupullt, sa mbase do fusin në listë monumentesh dhe hicin...
Sidoqoftë, sipas Marrëveshjes me shtetin, edhe kishat monument janë pronë e kishës dhe i nënshtrohen Marrëveshjes, pra, nuk kanë asnjë shans të ngrenë monumente e tempuj të besimeve të tjera, për të ndërmarrë një fushatë proselitizmi antiortodoks të paparë në botë ndonjehere: ateisto-laike.

Po ndodh si në Përmet, nuk flasin fare për shkatërrimin, por për cështje politike e fqinjësie, për të tërhequr vemendjen nga dhunimi e përdhosja e vendit të shenjtë. Edhe në Përmet u rrahën klerikë e besimtare, u përdhosen ikonat e sendet e shenjta duke i hedhur në makinën e plehrave të Bashkisë, por mediat folën për ditët e tjera, për marrëdhënie politike e ndërshtetërore dhe aspak për atë që kishte ngjarë vërtet. Si duket Përmeti ishte nje provë gjenerale, por u pa crezultat solli në qershor...

A do falsifikohet lista e monumenteve? Do e kenë guximin? Se fuqine dhe mentalitetin e kanë! Kush mund të më përgjigjet për këtë?”, shkruan Thoma Dhima në rrjetet sociale.

http://botasot.info/shqiperia/444666/debati-per-kishen-e-dhermiut-zedhenesi-i-kishes-ka-nisur-nje-fushate-kunder-ortodokseve-e-papare-ndonjehere/




postieri
postieri 
24 gusht 2015, 13:42
Citim:
Rama-Greqisë: Mos ndërhyni në punët tona! Shqipëria s’është më nën tutelë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së qytetarëve në lidhje me prishjen e Kishës ortodokse të Dhërmiut “Shën Thanasi”, dhe replikat në distancë ndërmjet Tiranës zyrtare dhe Athinës.

Sipas kryeministrit, Greqia në të kaluarën e bënte shpesh “futjen e hundëve” në punët e brendshme, por tashmë më rrallë. Për kryeministrin Rama Greqia duhet të kuptojë se Shqipëria nuk është më nën tutelë.

“E benin shpesh ne te shkuaren, e bejne me rralle. Duan ende kohe si duket qe ta kuptojne se Shqiperia s’pranon me tutele.” tha Rama

Sa i përket prishjes së saj kryeministri tha: “Eshte te qeshesh e qash qe nje ngrehine si garazh e quajne kishe dhe vene kujen pse po rikthejme ne jete trashegimine tone!”

http://www.javanews.al/rama-greqise-mos-nderhyni-ne-punet-tona-shqiperia-seshte-me-nen-tutele/




postieri
postieri 
24 gusht 2015, 14:48
Citim:
Himarë, Kisha e Shën Athanasit, Banorët: Rezistencë me trup kundra prishjes së saj

Protestat e banorëve të Dhërmiut pas vendimit të bashkisë së Himarës për prishjen e kishëzës së Shën Athanasit vazhdojnë.

50 persona janë pozicionuar para kishës duke thënë se nëse INUV cënon sërish kishën, ata do të bëjnë rezistencë me trup.

Banorët e Dhërmiut: “Është pronë e fshatit, e kemi rindërtuar me mundin tonë”.

Për këtë vendim të bashkisë ka reaguar edhe prifti i kishës së Shën Athanasit: “Kisha nuk mund të prishet për një kapriço të kryetarit të bashkisë. Ajo është ndërtuar në rrënojat e kishës së vjetër, duhet t’i marrë leje kishës autoqefale”.

Objekti i kultit është ndërtuar për herë të parë në vitet 1400, mandej në vitet 1973 është prishur nga rregjimi komunist për t’u rindërtuar me fonde të vetë besimtarëve në vitet 1993 .

Banorët që kanë rrethuar kishën prej dy ditësh për të mos lejuar prishjen e saj pranojnë se e konsiderojnë shkelje te se drejtes se tyre te besimit prishjen e objektit te kishes .

Njeherazi ata theksojnë se prishja e objektit të kishës nuk parashikon ndërtimin e një objekti kulti të ortodoksisë.

Per prishjen e kishes ka pasur dhe nje perplasje mes Tiranes e Athines. Të dy ministritë kanë reaguar përmes deklaratave të zëdhënësve përkatës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke i quajti “të papranueshme aktet e dhunës”.

http://www.oranews.tv/vendi/kisha-e-shen-athanasit-banoret-rezistence-me-trup-kundra-prishjes-se-saj/



Citim:
Dhërmi, dhjetëra banorë mblidhen para Kishës: Na lajmëruan për ardhjen e IKMT, s’do lejojmë ta prishin



HIMARË- Dhjetëra banorë të Dhërmiut janë mbledhur para Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi që së fundmi është bërë “molla e sherrit” mes shtetit shqiptar dhe Kishës Ortodokse. Banorët kanë deklaruar se janë lajmëruar për ardhjen e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe se nuk do lejojnë prishjen e kishës.

“Na lajmëruan për ardhjen e IKMT nga Tirana. Nuk do lejojmë prishjen e kishës tonë. Nuk e dimë pse shteti po na e prish kishën”, kanë thënë banorët.

Pak ditë më parë, inspektorët e INUV ndërhynë për të mos lejuar restaurimin në këtë Kishë. Ky veprim u kundërshtua nga komuniteti i zonës dhe Kisha Ortodokse, e cila tha se besimtarët u përzunë nga objekti. Nga ana tjetër, INUV ndërhyri me motivin se po shkatërrohet një objekt historik. Ndërkohë që kjo përplasje ka vënë përballë edhe qeverinë shqiptare me atë greke. Ministria e Jashtme greke kërkoi shpjegime për ndërhyrjen, ndërsa Ministria e Jashtme Shqiptare tha se kjo është një ndërhyrje e nxituar në punët e brendshme nga ana e Greqisë.

http://www.balkanweb.com/site/dhermi-dhjetera-banore-mblidhen-para-kishes-na-lajmeruan-per-ardhjen-e-ikmt-sdo-lejojme-ta-prishin/




postieri
postieri 
24 gusht 2015, 16:14
Citim:
Si u ngrit dhe u shemb kisha e Dhërmiut për të cilën debatohet

Në fshatin Dhërmi, kisha e Shën Thanasit është ndërtuar shumë herët. Meqë në atë kishë kishte shërbyer misionari Nilo Katalano, aty, deri në vitin 1942 ka qenë i vendosur varri i tij.

Asgjë nuk dihet se kur u zhvarros ai prej aty, ndërsa sot, jo zyrtarisht, pretendohet se në vendin ku sot është kisha ka një përpjekje për t’u ngritur një memorial në nder të tij. Me ardhjen e regjimit komunist dhe me luftën që ai i shpalli besimit, kisha e Shën Thanasit në Dhërmi, në vitin 1972 u rrafshua nga regjimi komunist dhe gurët e saj u përdorën për të ndërtuar depon e ujit të fshatit dhe në atë vend nuk kishte më kishë.

Në vitin 1992 mbi rrënojat e saj u ndërtua një kishëz e re nga banorët e Dhërmiut, në po atë vend të shenjtë në të cilën janë kryer shërbesa dhe janë lutur besimtarët në këto 23 vjet.

Ishin besimtarët, ata që reaguan me forcë dhe kundërshtuan prishjen e kishëzës, megjithëse sipas zëdhënësit Dhima, u përpoqën t’i mashtronin, duke nisur që nga kreu i bashkisë. Ata u mobilizuan që të mos prekej kisha dhe dolën në mbrojtje të vendit të shenjtë në të cilin janë falur brez pas brezi.

Për Dhimën, rreziku që i kanoset kishës që mban emrin Shën Thanasi në Dhërmi, e rindërtuar nga besimtarët në kapërcyell të vitit 1990 në rrënojat e vjetra, pronë e Kishës Ortodokse, shënon një moment të prishjes së marrëveshjet që institucionet e kultit kanë me shtetin shqiptar!

“Ky veprim abuziv i disa punonjësve shtetërorë përbën veç të tjerash edhe shkelje flagrante të Ligjit nr. 10057/22.01.2009/ “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, që garanton paprekshmërinë e vendeve të kultit dhe mbrojtjen e tyre nga shteti. Iniciativa të tilla abuzive private nën petkun zyrtar, duke iu nënshtruar interesave ogurzeza, duhen dënuar me forcë nga organet shtetërore, pasi cenojnë rëndë marrëdhëniet me komunitetet fetare”, ka thënë zëdhënësi i kishës.

http://balkanweb.com/gazetashqiptare/si-u-ngrit-dhe-u-shemb-kisha-e-dhermiut-per-te-cilen-debatohet/


Citim:
“Kisha nuk është monument, vetëm në Siri shemben objektet e kultit”

Organet kompetente, Ministria e Kulturës dhe IMK thonë se Shën Athanasi në Dhërmi nuk është monument. Atëherë, kush e shpiku këtë histori me monumente?”.

Ky ka qenë postimi i zëdhënësit të Kishës Ortodokse, Thoma Dhima dje në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, duke sqaruar sipas tij, se kisha që po shembet nga INUV nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore.

Më herët, ai shkruante duke ironizuar se “një konstatim i vogël që më shqetëson, mbase më kot: Lajme për prishje kishash ka vetëm nga Siria, ku i prish ISIS dhe nga Shqipëria, ku i prishin punonjës të shtetit?! Mbase ka dhe nga Koreja e Veriut dhe Boko Harami, por nuk kam lexuar gjë”.

Sa u takon atyre që janë thënë për Nilo Katalanon, që ka shërbyer në Dhërmi, në shek.18, ka përhapur gjuhën shqipe dhe është varrosur në këtë kishë, Dhima jep këtë përgjigje: “Thonë se në Himarë na paskan qenë ca murgj katolikë dhe uniatë, të cilët u përpoqën t’u kthenin besën e të parëve. Por nuk thonë, se ndihmësi i Katelanos, një murg renegat grek, që kishte hedhur shumë para për t’i blerë, të cilat ia kishin dërguar që përtej detit, kur u kërkoi banorëve që në Liturgjinë Hyjnore në vend të peshkopëve të tyre kanonikë ortodoksë të përmendnin Papën, u dëbua pa ceremoni nga zona dhe ëndrrat me uniatizëm (që në mënyrë qesharake, por dhe agresive përpiqen ta ringjallin sot disa funksionarë shteti), morën fund një herë e përgjithmonë”.

http://balkanweb.com/gazetashqiptare/kisha-nuk-eshte-monument-vetem-ne-siri-shemben-objektet-e-kultit/




postieri
postieri 
25 gusht 2015, 08:48
Citim:
Nilo Catalano dhe Kisha e Shën Thanasit
MATTEO MANDALA



Me “grek renegat” zëdhënësi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare cilëson një ndihmës anonim të Nilo Catalano-s për ta fyer dhe, tërthorazi, për të përdhosur veprën e misionarit italian.

I tronditur nga kjo gjuhë, shkrova një shënim në Facebook për të shpjeguar shkurtimisht profilin e Nilo Catalano-s dhe sidomos për të kritikuar përdorimin e koncepteve anakronike me të cilat synohet të zvogëlohet përmasa kulturore e kësaj çështjeje historike që diskutohet sot.

Kam kritikuar veçanërisht barazimin “besimtar ortodoks = shtetas grek”, i cili jo vetëm që është i pavërtetë, edhe pse nuk i referohet drejtpërdrejt Nilo Catalano-s, por shtrembëron historinë dhe të drejtat e besimtarëve ortodoksë të atëhershëm dhe të sotëm: për ata të atëhershmit mjafton të kujtoj se “Greqia” asokohe nuk ekzistonte, ndërsa për ata të sotmit do thënë se besimtarët ortodoksë për të qenë të tillë nuk kanë nevojë të marrin më parë shtetësinë greke. Nga ana tjetër ka edhe shtetas grekë që nuk janë detyrimisht besimtarë ortodoksë.

Tani po parashtroj një shtjellim disi më të hollësishëm mbi veprimtarinë e Nilo Catalano-s dhe të misionit fetar që ai udhëhoqi në Himarë dhe në rrethinat e saj. Vitin e kaluar pata privilegjin të shkruaj një parathënie të përkthimit shqip të veprës Murgjit Bazilianë të Italisë në Shqipëri. Shënime mbi misionet në Himarë (shek. XVI-XVIII). Autori i kësaj vepre, atë Nilo Borgia, edhe ai misionar në Shqipëri gjatë viteve ’30 të shekullit të shkuar, rindërtoi historinë e kësaj faqeje të historisë kulturore arbëresho-shqiptare dhe nxori në dritë përmes dokumenteve rolin që luajtën ata murgj për kujdesin shpirtëror dhe material të popullatës së krishterë përgjatë brigjeve veriore të detit Jon, sidomos të Himarës dhe rrethinave të saj.

Misioni zuri fill, sikurse e thotë nëntitulli i librit, gjatë gjysmës së dytë të shek. XVI dhe vijoi me ulje e ngritje gjatë dy shekujve që vijuan. Misioni u intensifikua në përiudhën mes fundit të shek. XVII dhe gjysmës së parë të shek. XVIII, kur Vatikani vendosi t’u përgjigjet kërkesave dhe lutjeve të shumta që i vinin nga himariotët. Dokumentacioni i gjerë që ruhet në Arkivin e kongregatës Propaganda Fide na lejon ta rindërtojmë me siguri shkencore këtë fazë të dytë të misionit.

Në vitin 1692 iu drejtuan Sekretarit të Shtetit të Vatikanit «gjashtë mijë [të krështerë] të popullit të Himarës të cilët ankoheshin për faktin se nuk kishin dërguar më misionarë, duke dëmtuar kështu mbarëvajtjen e Kishës së tyre». Nga një tjetër dokument i mëvonshëm mësojmë se «Krahina e Himarës ka dërguar katër përfaqësues për t’i paraqitur Shenjtërisë së Tij, Papës, nevojat shqirtërore dhe tokësore të atyre banorëve, duke u shprehur gjithnjë tepër besnikë ndaj Selisë së Shenjtë». Zgjidhja e këtij problemi iu besua Nilo Catalano-s i cili u ngarkua të udhëhiqte një mision të ri në Himarë.
Lind pyetja: Kush ishte Nilo Catalano?

Nilo Catalano ishte një sicilian prej një fshati të provincës së Mesinës (sipas biografit Menniti ishte nga Castania, sipas studiuesit Pietro Pompilio Rodotà ishte nga Massa). Me prejardhje familjare ndoshta spanjolle (sikundër del nga mbiemri që është shumë i përhapur në Sicili edhe mes arbëreshëve), Catalano do të ketë lindur aty nga viti 1637. Në vitin 1659 Nilon 22 vjeçar e gjejmë si murg në manastirin e famshëm të Grottaferrata-s, të themeluar nga San Nilo.

Pak më vonë transferohet në manastirin bazilian të Munxifsit (it. Mezzoiuso) me detyrën e lektorit. Borgia saktëson se Catalano «nuk ishte as shqiptar dhe as prej Orientit me origjinë, por u bë i tillë prej vullnetit të hekurt që e karakterizonte». Përveç greqishtes së vjetër dhe asaj popullore, studioi me pasion të veçantë edhe shqipen, gjuhë në të cilën shkroi disa vjersha tetëvargëshe që sot na kanë mbërritur përmes Kodikut të Kieutit (1736-1739) të Nikollë Filjas, edhe ai prift nga Munxifsi. Sipas Zef Skiroit, Catalano la edhe një dorëshkrim të vëllimshëm, që sot konsiderohet i humbur, i cili përmbante një gramatikë dhe një fjalor të shqipes.

Në vitin 1682 Catalano u emërua nga Vatikani si vizitator apostolik dhe u dërgua në Korsikë me detyrën të kujdesej për nevojat e kolonisë greke që ishte vendosur aty pasi kishte zbarkuar në vitin 1676 në Gjenovë. Pasi qëndroi për tre vjet në Korsikë, një sëmundje e shtrëngoi të kthehej për t’u kuruar në Grottaferrata. Dy vjet më vonë u kthye në Sicili, me detyrën e Abatit të Manastirit të Munxifsit, manastir ky që ishte themeluar në vitin 1607 posaçërisht për formimin e murgjve sipas disiplinës orientale, falë edhe ndihmës së murgjve nga Kreta që u dërguan aty për këtë qëllim. Me këtë formim dhe përvojë që kishte Nilo Catalano, kuptohet lehtë pse Selia e Shenjtë zgjodhi pikërisht atë për ta dërguar si misionar në Himarë.

Me anë të një letre të datës 29 gusht 1692 Catalano e pranoi detyrën e re dhe e «të dielën e datës 4 të muajit janar 1693 [ai] u shugurua në kishën e Kolegjit të Propagandës Fide, sipas ritit bizantin prej imzot Onofrio Costantini-t, arkipeshkvit të Dibrës, i dërguar në Shën Athanas». Në pranverën e vitit 1693, i shoqëruar nga murgu i ri arbëresh Filoteo Zassi, Catalano mbërriti në Korfuz. Më 10 maj u njoftua se «mbërriti në krahinën e Himarës imzot Nilo Catalano, arkipeshkëv i Durrësit dhe Vikar Apostolik, i cili ndaloi për të kaluar verën në selinë e Dhërmiut, që është një vend i shëndetshëm dhe i bollshëm me ujëra dhe ku ka vërejtur se nevoja për kulturë shpirtërore është më e madhe, meqenëse kjo gjë u është mohuar këtyre njerëzve prej gati 23 vitesh pas largimit të misionarëve apostolikë».

Me të mbërritur në Dhërmi, Catalano i dërgon një relacion Selisë së Shenjtë ku përshkruan gjenden e mjerë ekonomike të popullsisë, padijen e thellë dhe përzierjen e pafalshme të riteve, duke theksuar pikat kritike mbi të cilat, sipas tij, duhej ndërhyrë menjëherë. Mjafton të lexohen pjesët e relacionit që sjell Nilo Borgia për të pasur një kuadër të qartë të vështirësive me të cilat iu desh të përballej Catalano që përgatiti një plan ndërhyrjeje sa largpamës aq edhe të qartë.

Catalano informonte Vatikanin se i kishte dhënë «përparësi ngritjes sërish të shkollës për të rinjtë dhe fëmijët për t’u mësuar të gjithëve Doktrinën e Krishterë». Saktësojmë këtu se mësimi i katekizmit zhvillohej në gjuhën shqipe, sipas një tradite që kishin themeluar arbëreshët në Sicili qysh nga viti 1592 kur Lekë Matranga ngriti shkollën e parë të katekizmit në arbërisht. Mirëpo edhe më parë, së paku qysh nga viti 1584, në Veri të Shqipërisë dhe në viset e Kosovës së sotme ishin hapur shkolla katekizmi në shqip nga visitatori apostolik Comuloviç.

Ky zhvillim përbënte një kthesë të rëndësishme sepse pranohej zyrtarisht nga Selia e Shenjtë përdorimi i gjuhës shqipe për shqiptarët e Himarës dhe rrethinave të saj, duke u njohur atyre një të drejtë që pushtuesit osmanë ua kishin mohuar. Shkolla e katekizmit pati sukses. «Pas gjashtë muajsh që ndodhet në Dhërmi, ku jetojnë 1850 frymë, ngriti shkollën me tetëdhjetë të rinj, të cilët mësojnë ndër të tjera edhe Doktrinën e Krishterë në ditët e diela».

Catalano punoi mes vështirësish dhe pengesash të mëdha. Përveç trysnisë dhe kërcënimeve të osmanëve që synonin t’ua ndërronin fenë shqiptarëve, atij iu desh të përballej edhe me armiqësinë e kishës ortodokse. Me gjithë këtë Catalano vijoi në rrugën e tij me synimin e qartë të mbante hapur dialogun ekumentik me ortodoksët, i mbështetur fuqimisht edhe nga popullsia himariote: «Këtu po presin ipeshkvin ortodoks të dioqezës, Theofanin, nga qyteti i Janinës, i cili vjen për të mbledhur taksat e zakonshme që vjelin prej këtyre popujve.

Kapedanët dhe Pleqtë e kësaj zone, nëse do të vërejnë që ai do të shfaqë pakënaqësi ndaj qëndrimit tim këtu, janë të gatshëm ta përzënë dhe të mos i japin asgjë prej çka i intereson. Unë do të përpiqem me të gjithë autoritetin tim që të ruaj qetësinë dhe të mos ketë përplasje. Nëse më pas ai do të këmbëngulë me përbuzjen e tij dhe nuk do të mbetet i kënaqur, do t’i bashkohem dëshirës së popullit, i cili prej nderit që u ka bërë Selia Apostolike, prej përfitimeve që kanë prej saj nga dita në ditë, prej miqësisë që kanë lidhur me krahinën e Pulias nëpërmjet Kishës Romane, përkrahin dhe përhapin autoritetin e Papës në të gjitha kuvendet që bëjnë hera-herës».

Veprimtaria pastorale dhe ekumenike e Catalano-s përfundoi me vdekjen e tij në maj të vitit 1694. Trupi i tij u varros me praninë e të gjithë priftërinjve të zonës në kishën e shën Thanasit, ku ai kishte shërbyer për gjithë ato vite. Pas më se tre shekujsh kujtimi i këtij burri dhe i veprës së tij, që na dëshmohet nga dokumente të shumta arkivore dhe nga disa libra të botuar gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, na vë përpara një urdhërese morale dhe kulturore: të vëmë në vend të vërtetën historike kundër çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar dhe përdhosur atë.

Kisha e Shën Thanasit, siç dokumentohet nga fotografitë e kohës, është një faltore e vjetër që ka qenë administruar gjithmonë e pa ndërprerje nga të krishterët katolikë të ritit lindor. Deri në vitin 1972 mbeti në këmbë, para se tërbimi ateist i regjimit komunist ta shkatërronte. Ajo kishë duhet rindërtuar medoemos, duke respektuar ligjet e shtetit, por edhe historinë, kulturën, besën dhe kujtimin e të parëve.

Nisma e lavdërueshme e autoriteteve të pushtetit lokal të Himarës dhe e qeverisë shqiptare për të nderuar varrin e Nilo Catalano-s dhe për të vënë në vend të vërtetën historike për fat të keq është ndeshur me një kundërshtim që shtrembëron historinë fetare të atij vendi. Meqenëse unë jam nga një vend që ka vuajtur shumë nga ndërtimet e paligjshme në dëm të traditave kulturore, mendoj se respektimi i ligjit, bashkë me respektimin e së vërtetës historike, është një nevojë e domosdoshme për çdo vend të qytetëruar.

Si laik nuk kam asnjë paragjykim ndaj çdo feje a riti, përkundrazi, uroj dhe shpresoj që mes tyre të kultivohet dialogu dhe të lulëzojë harmonia, sepse të gjitha fetë përpiqen për shëndetin dhe mirëqenien shpirtërore të besimtarëve. Personalisht krenohem me njohjet dhe miqtë e shumtë që kam mes klerikëve dhe besimtarëve ortodoksë dhe myslimanë. Vërtet i respektoj besimtarët që ushtrojnë të drejtën e tyre t’i falen e t’i luten Perëndisë që zgjedhin, por nuk kam pikën e respektit për të gjithë ata që në emër të Zotit përpiqen t’u imponohen të tjerëve.

Përfitoj nga ky rast për t’u bërë thirrje besimtarëve dhe autoriteteve kishtare të solidarizohen me popullin shqiptar të Himarës, të lënë mënjanë zënkat e pakuptimshme fetare e t’i japin uratën projektit të rindërtimit të Kishës së Shën Thanasit. Komuniteti ortodoks i Dhërmiut, nëse ka vërtet nevojë për një kishë të re, mund të kërkojë leje dhe autorizim nga organet kompetente për ta ndërtuar atë në një vend tjetër.

Si arbëresh nuk mund të ndihem veçse i lumtur për angazhimin e të gjithë atyre që përpiqen t’u japin zë “shekujve të heshtjes”, atyre shekujve që mbollën farën e ringjalljes shpirtërore dhe qytetare të shqiptarëve. Nuk jam nacionalist, aq më pak shovinist, por nuk mund të lë pa theksuar rolin që luajtën ata murgj – shumë prej të cilëve ishin arbëreshë nga Sicilia – që e paguan shpesh me jetë përpjekjen për t’i shkolluar shqiptarët e Himarës në frymën e krishterimit, si edhe për të mbajtur gjallë tek ata gjuhën, doket dhe traditat e të parëve.

Falë punës së atyre murgjve edhe arbëreshët e shekullit XVIII rizbuluan identitetin e tyre etnik dhe kulturor duke i hapur rrugën Rilindjes shqiptare. Të mohosh atë që ngjau në Himarë mes fundit të shek. XVII dhe gjysmës së dytë të shek. XVIII nuk do të thotë vetëm të përdhosësh kujtimin, kulturën dhe identitetin e atij populli, por, ç’është më e keqja, do të thotë të shtrembërosh të vërtetën historike dhe t’ua mohosh atë të vërtetë brezave të ardhshëm. Këtë nuk duhet ta lejojmë!

Së fundi, si studiues, afërmendsh që nuk mund të pranoj pohimet vulgare dhe prepotente që këto ditë kanë mbushur gazetat dhe rrjetet sociale. Çështja ka të bëjë me rishkrimin e saktë të historisë, për të cilën flitet prej vitesh në Shqipëri, por pastaj nuk bëhet asgjë. Një popull ka të drejtën e patjetërsueshme ta njohë historinë e vet. Meqë ra fjala për të drejtat, po shtoj se autori i këtyre radhëve, i angazhuar prej dekadash në mbrojtjen e të drejtave të arbëreshëve në Itali, ka qenë gjithmonë në favor të njohjes dhe respektimit të të drejtave të pakicave, pra edhe të atyre grekofone në Shqipëri.

Nga kjo pikëpamje e gjej me vend kërkesën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë drejtuar qeverisë shqiptare dhe shpreh gatishmërinë të vë në dispozicion përvojën time të gjatë në lëmin e mësimdhënies së gjuhëve minoritare. Shpresoj që një qëndrim të ngjashëm të mbajë edhe qeveria greke, duke vënë në dispozicion përvojën e saj në lëmin e mbrojtjes së të drejtave të pakicave të Greqisë, si ajo arvanitase, që jeton prej shekujsh në territorin e shtetit të sotëm grek. Edhe ky do të ishte një shembull i respektimit të të drejtave për të cilin flasin kartat dhe konventat europiane.

http://www.panorama.com.al/nilo-catalano-dhe-kisha-e-shen-thanasit/




postieri
postieri 
25 gusht 2015, 09:46
Citim:
Artan Lame: Herën e fundit që feja fitoi kundër shkencës, puna përfundoi me turrën e druve të Brunos

Artan Lame, një nga intelektualët e apasionuar pas historisë jep vlerësimin e tij për debatin mes historianëve dhe Kishës Ortodokse lidhur me Kishën e Shën-Thanasit në Dhërmi, e cila ka qenë dikur varri i një murgu unit, feja e arbëreshve shqiptarë në Itali që janë ortodoks të cilët besojnë tek Papa.

Duke ironizuar përfshirjen fanatike të Kishës në këtë debat Lame thotë se herën e fundit që feja ka fituar mbi shkencën, ishte kur dogji Xhordano Brunon.

Lame shkruan:

“Debati per punen e Kishes se Shën Thanasit ne Dhermi, po merr tjeter kahje. Në debat u futën edhe shkencetare e studionjes (sot u shpreh edhe albanologu i shquar arberesh Matteo Mandala, te cilit nga Kisha e Tiranes i replikoi zjarr për zjarr Thoma Dhima). S’dua ti hyj asfare ketij debati, por nje mesim historie do ta kujtoj. Ka te pakten nja 1000 vjet qe feja ben debat me shkencen. Ka zene kjo pune qekurse shkenca zuri ti beje vend vetes. Ne kete lufte – sic behej qemoti – a debat – sic behet sot – gjithhere ne fund shkenca ka fituar.Edhe une vete jam i prirur qe, sa here shkenca me fene hahen per ceshtje shpirterore, ti ze bese fese, se shkenca eshte racionale e s’i ka qef punet e shpirtit. Perkunder, sa here shkenca me fene hahen per pune shkence, ti se bese shkences, se ketu eshte ajo ne terrenin e saj racional.Herën e fundit qe feja fitoi kunder shkencës, puna përfundoi me turrën e druve të Brunos. Qe atëhere e lanë ate punë, i hapen udhe shkences e zune udhen e dijes”.

http://www.kohajone.com/index.php/aktualitet/artan-lame-heren-e-fundit-qe-feja-fitoi-kunder-shkences-puna-perfundoi-me-turren-e-druve-te-brunos




postieri
postieri 
25 gusht 2015, 13:59
Citim:
Rama: Kisha e vjetër e Dhërmiut do të rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kisha e vjetër e Dhërmiut do të rindërtohet për të ardhur në formën e saj siç ishte përpara se të shembej prej diktaturës. Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook të shoqëruar edhe me dy foto ku duket pamja e kishës së vjetër përpara se të shembej dhe pamja e sotme të cilën kryeministri e quan një garazh pa leje, Rama thotë se kisha do të rilindë si pjesë e trashëgimisë kulturore.

“Kishe e vjeter e Dhermiut qe do rilinde ne emer te trashegimise kombetare dhe “garazhi” pa leje qe e quajne kishe!!!”, shkruan Rama.

Vendimi për shembjen e kishë së ‘Shën Thanasit’ në Dhërmi solli përplasje mes komunitetit ortodoks dhe qeverisë, çka u pasua madje edhe me një ndërhyrje të qeverisë greke siç ndodh rëndom në këto raste.



http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/08/25/rama-kisha-e-vjeter-e-dhermiut-do-te-rilinde-ne-emer-te-trashegimise-kombetare/




postieri
postieri 
25 gusht 2015, 14:00
Citim:
Kisha Ortodokse: Ja dokumenti që provon “rrenat” e shtetit në Dhërmi

Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk ka hequr dorë as sot nga mbrojtja e kishës së vogël dhe truallit të saj në Dhërmi, duke e konsideruar si pronën e saj me ligj dhe jo të shtetit, që e konsideron si monument kulture dhe merr përsipër ta kthejë në identitet.

Pasi deklaroi se kisha nuk gjendet në listën e monumenteve të MInistrisë së Kulturës, sot Kisha ka publikuar një dokument tjetër nga arkiva, për të cilin shprehet:

“Një dokument më shumë, që nxjerr rrenat e shtetit për pronësinë e vendit të shenjtë, të Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Ky është një dokument i vitit 1921, marrë nga Arkivi Qendror i Shtetit, ku janë të regjistruara të gjitha pronat e Kishës Ortodokse dhe të besimeve të tjera.

Vetëm në këtë faqe, Dhermiu ka 18 kisha ortodokse, mes të cilave edhe Shën Thanasin, me gjithë pronën që e rrethon. Pra, shteti pas 90 vjetësh, mohon atë që njihte shteti i atëhershëm shqiptar.”

Ja edhe lista e monumenteve të kulturës, së cilës Kisha Ortodokse i është referuar në pretendimet e saj.



http://syri.net/index.php/2015/08/25/kisha-ortodokse-ja-dokumenti-qe-provon-rrenat-e-shtetit-ne-dhermi/



Citim:
Kisha Ortodokse sulmon Ramën: Pafytyrësia nuk ka kufi

Konflikti i nisur për Kishën e Dhërmisë ka shqetësuar jo vetëm krerët e kësaj kishe dhe qeverinë shqiptare, por edhe atë greke të cilët kërcënuan me integrimin në BE.
Sot ka reaguar edhe zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima, i cili i cilëson si pafytyrësi veprimet e qeverisë shqiptare.

Ja çfarë shkruan ai:

Pafytyresia nuk ka kufi.

Kur e pane se historia me monumente nuk u piu uje dhe nuk ia dolen ta prishnin kishen, tani kane sajuar nje kerkese te inspektoriatit vendor te Himares, drejtuar atij qendror per te prishur nje ndertim pa leje ne Dhermi.

Pra kisha e ndertuar ne vitin 1992, vendi i shenjte ku falen prej 23 vjetesh besimtaret, qenka ndertim pa leje, ndersa ndertimet skandaloze buze detit, qe kane shkaterruar natyren qenkan te rregullta?!

Gjithe Bashkia Himare ka mbase me shume se 1 mije ndertime pa leje, nga te cilat me siguri disa qindra buze te detit dhe ndertimi problematik qenka vendi i shenjte maje kodres?!


http://gazetatribuna.com/lajme/kisha-ortodokse-sulmon-ramen-pafytyresia-nuk-ka-kufi/



Citim:
Përplasja për kishën, Janullatos takohet me Cipras dhe Pavlapoulos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka zhvilluar një takim në Athinë me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlapoulos dhe ish-kryeministrin Aleksis Cipras.

Takimi, publikuar nga mediat greke ka pasur në qendër një sërë çeshtjesh, mes të cilash situatën shqetësuese në BE krijuar nga dyndja e refugjateve, humanitetin, paqen ne rajon e me gjere, si dhe ceshtje te minoritetit grek në Shqipëri.

Media greke që pasqyron takimin, komenton se ky takim vjen në një situatë tensioni krijuar pas problemit me kishen ne Dhermi.





http://www.panorama.com.al/tensioni-per-kishen-ne-dhermi-janullatos-takohet-me-cipras-dhe-pavlapoulos/




postieri
postieri 
25 gusht 2015, 21:25
Citim:
Ilir Kulla: Po përdoret besimi fetar për arsye politike



Ish-kreu i Komitetit te Kulteve, Ilir Kulla, ka komentuar qëndrimet dhe debatet e fundit në lidhje me ndërhyrjen në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Ai thekson se çështja në fillim ishte një ndërhyrje e reklamuar si ndërtim pa leje, me pas u kthye si pjesë e një konflikti ndër shekullor. Kulla duke folur për citynews.al e shikon kreun e qeverisë, Edi Rama, në mënyrë ironike, tek pozicioni i një individi që ndoshta po tenton të bëhet një Fan. S, Noli, i dytë. Për Kullën, kryeministri Rama do ishte një kombinim i mirë i artistit, politikanit dhe klerikut.

Kulla është i qartë në qëndrimin e tij duke theksuar se statusi i Kishës, nuk është ai PS, PD apo LSI, dhe marrëdhëniet me komunitetet fetare janë mjaft komplekse. Me tej, ai shprehet se kur lidershipi politiko ateist i një vendi ballkanik përdor besimin fetar për arsye politike sjell vetëm trazira dhe jo stabilitet, në mos fatkeqësi, përgjigjet Ilir Kulla.

Zoti Kulla, si ish-Kryetar i Komitetit te Kulteve, si e gjykoni hapin e qeverise per te nderhyre ne Kishen e Shen Athanasit ne Dhermi, fillimisht si ndertim pa leje e me pas duke pretenduar per histori te zones?

Ne te vertete humori i kesaj ceshtje eshte tipik ballkanik, pasi zyrtarisht lindi si nje nderhyrje e INUV lokal e pastaj na u kthye ne nje konflikt ndershekullor, mes kishes se lindjes dhe asaj te perendimit, ne nje konflikt mes theodhosianeve dhe uniateve qe na con shume shekuj me pare ne nje kohe te larget ku nuk egzistonte as Shqiperia e as Greqia, as Perandoria osmane dhe i pararend edhe revolucionit luterian ne Europe keshtu qe te gjesh ku eshte e verteta ne gjithe kete hapesire eshte shume e veshtire e aq me teper ne temperaturat e nxehta te gushtit

Kryeministri sot ka shkruar se do Rilinde edhe Kishen, komenti juaj?

Qenka lajm, nuk e kam lexuar po nese eshte keshtu do te thote qe pas politikes ka ndermend ti hyje karrieres kishtare. Ne kemi patur nje rast ne histori ku nje udheheqes fetar, dmth Theofan Noli u be Kryeminister, ndoshta nje shekull me vone do behet kryeministri udheheqes fetar. Ndoshta do te ishte kombinim i mire artist, politikan dhe klerik.

Qendrimi i qeverise dhe zotit Rama po sjell nje perplasje te forte me Kishen dhe komunitetin orthodhoks cilat mendoni se mund te jene pasojat?

Eshte e rendesishme te thuhet se marredheniet me bashkesite fetare nuk jane aq te lehta. Ato rregullohen me 2 nene te Kushtetutes, neni 10 dhe 24 si dhe disa ligje te posacme. Eshte gjithashtu e rendesishme te thuhet se keto maredhenie postpluralizmit ateist jane ndertuar ne kushte mirebesimi dhe asistence nderkombetare nga Komisioni i Venecias e deri te gjitha kancelarite e rendesishme te botes. Maredheniet me bashkesite fetare dhe shtetit nuk jane si maredheniet mes LSI dhe PS dhe kanonet e kishave nuk jane si Kushtetuta e ndryshuar brenda nates e 2008 mes Rames dhe Berishes. Besimtaret ortodokse jane shqiptare statuti i kishes nuk eshte si statuti i PS ku kongresi mblidhet kur ti teket kryetarit te PD apo te PS. Keto jane marredhenie komplekse dhe duhet shume kujdes.

A duhet te nderhyje shteti, dhe te krijoje te tilla problematika te panevojshme fetare kur Shqiperia ka qindra plage dhe probleme akute?

Patjeter shteti duhet te nderhyje e te jete prezent ne problematika te tilla po kjo nderhyrje behet me dialog, me mirekuptim dhe jo me represion kercenime apo gjuhe jo etike.

Nje koment i juaji personal, pa pyetje ne lidhje me kete situate cili do ishte?

Komenti im personal eshte qe shpresoj qe te jete nje ngjarje vere si ato te Gossip qe vijne cdo vere nga bregu. Eksperienca e ish-Jugosllavise ka treguar qe kur lidershipi politiko ateist i nje vendi ballkanik perdor besimin fetar per arsye politike te nje rrafshi tjeter atehere ndjell dhe sjell vetem trazira dhe jo stabilitet ne mos fatkeqesi.

http://syri.net/index.php/2015/08/25/kulla-per-kishen-ne-dhermi-po-perdoret-besimi-fetar-per-arsye-politike/




postieri
postieri 
25 gusht 2015, 23:49
Citim:
Prishja e kishës së Dhërmiut, flet prifti: Të mos provokohen besimtarët

DHERMI- Pas aksionit për prishjen e kishës së Shën Thanasit flet për herë të parë Prifti i saj Thimjo Bixhili, i cili akuzon strukturat shtetërore për veprime arbitrare, dhe kërkon që të mos provokohen besimtarët. Sipas tij banorët e Dhërmiut do të ruajnë kishën që e rindërtuan 22 vjet më parë mbi themelet e vjetra pas prishjes nga regjimi komunist në vitin 1973.

Prifti Bixhili deklaron se aksioni për prishjen e kishës ka qenë pa paralajmërim.

Përfaqësues të INUK i kanë thënë atij së vendimi për prishjen është marrë nga bashkia, e cila e konsideron kishën një objekt pa leje.

Vendimi i Bashkisë për prishjen e kishës ka ndeshur në kundërshtimin e banorëve, ndërkohë që nuk kanë munguar reagimet nga Athina dhe Tirana.

http://www.balkanweb.com/site/prishja-e-kishes-se-dhermiut-flet-prifti-te-mos-provokohen-besimtaret/




postieri
postieri 
26 gusht 2015, 09:57
Citim:
Koço Kokëdhima: Zhvarrimi i Nilo Katalanit, përpjekje për të fshirë historinë e Himarës



Deputeti socialist i qarkut të Vlorës hedh dritë mbi përpjekjet e klerikëve grekë të Kishës Ortodokse Autoqefale për të goditur një nga figurat e rëndësishme të historisë së Shqipërisë, si kryesuesi i Misionit Bazilian. Kokëdhima: Ajo kishëza, ai bunkeri i betonit në Dhërmi, nuk është gjë tjetër, veçse mbulesa dhe alibia për zhvarrimin brutal të eshtrave të Katalanit

Nga Koço Kokëdhima

Bashkia e re e Himarës është sigurisht një nga evenimentet më të bukura të Reformës Territoriale e Administrative. Bashkia e re u ngrit mbi trojet e Himarës historike. Për qindra vjet, Himara bregdetare dhe Labëria kanë qenë një krahinë. Krahina e Himarës është një nga krahinat më të lavdishme të Shqipërisë.

Këto ditë ka një debat të madh mediatik. Janë në një krah bashkë, të gjithë: Saliu, OMONIA, PBDNJ dhe ca nga klerikët grekë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, ashtu si edhe Ministria e Jashtme e Greqisë. Të gjithë, në një zë, shprehin shqetësimin pse shteti ynë është duke prishur një pllakë betoni atje në Himarë, të ngritur brenda mureve historikë të themeleve të ish-Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, dikur monument kulture. Ne e njohim këtë kishëzë nga një foto e vitit 1942. Ajo u rrënua, si shumë të tjera, në vitet 1970-1980. Gurët e saj në një pjesë të madhe u përdorën për të ndërtuar ujësjellësin e fshatit. Ajo kishë ka qenë shumë e rëndësishme për historinë tonë. Atje meshoi dhe u varros Nilo Katalani, një figurë e shquar e kulturës dhe gjuhës shqipe. Katalani ishte kryesuesi i parë italo-arbërësh i Misionit Bazilian, një mision me famë që kreu aktivitetin e vet në Himarë dhe gjithë bregdetin e Shqipërisë, për gati 3 shekuj me radhë. Këta murgj bazilianë, përgjithësisht ishin shqiptarë, ose ishin vëllezër gjaku me shqiptarët, ishin arbëreshë. Edhe ata që nuk ishin shqiptarë nga gjaku, ishin të shqiptarizuar, sepse të gjithë veprën e tyre e zhvilluan në gjuhën shqipe. Pandashmërisht prej tyre, atje, në Himarën e lavdishme që shtrihej nga vija bregdetare e deri në Kurveleshin e sipërm dhe përfshinte 57 fshatra, u zhvillua Pararilindja e Shqipërisë, Rilindja gjuhësore, letrare dhe kulturore. Kjo i parapriu dhe përgatiti Rilindjen tonë Kombëtare. Rilindja jonë, siç përshkruhet në histori, paraqitet si një rrap madhështor. Por ku i ka rrënjët ky rrap madhështor? Si mund të lindë një epokë nga asgjëja? Dhe nga ku tjetër mund të vinte zgjimi, përveçse nga arbëreshët e arvanitët, të cilët jetonin jashtë sundimit perandorak otoman?

Nilo Katalanin disa e cilësojnë si një ish-prift renegat grek! Katalani nuk është as grek, as renegat, por një figurë që bëri shumë për shqiptarët. Ai është dijetari që bëri gramatikën e parë të gjuhës shqipe. Aq shqiptar u bë në shpirt, sa dhe poezitë shqip i shkroi. Ai është mësuesi që hapi e udhëhoqi një shkollë shqipe, për t’u mësuar shqiptarëve në gjuhën shqipe, katekizmin. Dhe ua mësoi katekizmin, jo vetëm të krishterëve, por dhe myslimanëve. Thuhet se shkroi dhe një doktrinë të krishterë shqip, por Selia e Shenjtë nuk ia miratoi, sepse, siç iu tha, shqiptarët, nga Himara në Kelmend, kishin Doktrinën e Pjetër Budit. Kështu të bashkuar na shihnin atëherë!

Nilo Katalani kishte nxënës nga bregdeti, kishte nxënës nga Kuçi, nga Tërbaçi dhe nga fshatra të tjerë të Himarës. Këta murgj arbëreshë, shqiptarë dhe të shqiptarizuar, bënë vepra të shquara për kulturën e Shqipërisë. Ata zbuluan të parët Mesharin e Gjon Buzukut, ata krijuan shkollat shqipe, ata e pagëzuan Shqipërinë me emrin Shqipëri dhe popullin e saj me emrin shqiptarë. Shqipëria mbeti pa emër në shek. XVII, se të gjithë emrat historikë ishin zënë. Ata gjetën që ky vend fliste shqip e duhej quajtur Shqipëri. Dhe kjo ndodhi në vitin 1703. Këta misionarë e këta murgj, këta njerëz të ditur të asaj kohe, zhvilluan pikërisht iluminimin e gjuhës shqipe dhe shkruan për herë të parë gjuhën letrare shqipe. Imzot Gjergj Skiroi, pasues i Nilo Katalanit, është i pari në histori që përdori gjuhën shqipe në komunikimin me Selinë e Shenjtë.

Veprimi ynë në Himarë nuk nxitet nga ndonjë ide e supozuar për kthimin e murgjëve bazilianë. Shteti ynë është shekullar dhe respekton besimtarët në zgjedhjen e tyre. Ne ëndërrojmë një vend të bekuar, një vend me paqe të qëndrueshme, një vend të pasur e të integruar në Evropë. Ne ëndërrojmë një vend të sigurtë e prosperitet për njerëzit tanë, një vend që të ketë respekt për të gjitha besimet, për të gjithë besimtarët, për të gjithë qytetarët.

Varri i Katalanit ishte atje tek kisha e Shën Thanasit, qysh nga viti 1694, kur u varros me nderimet që i takonin. Në shekullin e 20, varri i Katalanit u dhunua për herë të parë nga një pinjoll i familjes Buo në Dhërmi. Thuhet se ky person e dhunoi varrin për t’i vjedhur kurorën me diamante! Sepse ai ishte Monsinjor dhe duhej të varrosej me të gjitha nderimet. Në vitet ‘90 një tjetër dhërmiot, Klearko Papasava zhvarrosi Katalanin, i flaku eshtrat e tij dhe mbi varrin e Nilos ndërtoi këtë gjoja kishëzën e re! Prifti i Dhërmiut Bixhili, u ka pohuar banorëve të Dhërmiut se kishëza e vogël është bërë me lejen e autoriteteve të larta kishtare. Në se kjo është e vërtetë, atëherë duhet të mendojmë që zhvarrimi i Katalanos është bërë me nxitjen e këtyre autoriteteve.

Që askush të mos fshihet pas gishtit, duhet ta themi haptaz se kjo luftë, në emër të ortodoksisë dhe lirisë së besimit, bëhet jo për të mbrojtur kioskën e betontë të Klearko Papasavës, por për të zhdukur varrin dhe historinë e Katalanit dhe bashkë me të, edhe atë histori të lavdishme të Himarës dhe të Misionit Bazilian, që udhëhoqi Kishën Ortodokse Arbëreshe në Himarë dhe në bregdetin e Shqipërisë në shekujt 17–18. Ata ishin himariotë dhe u kthyen këtu si arbëreshë, si vëllezër tek vëllezërit. Nëse vërtetë autoritetet e kishës dhe besimtarët e Dhërmiut kërkojnë të ndërtojnë dhe të kenë një kishë të shenjtë të Shën Thanasit, atëherë kjo do të ketë mbështetjen e plotë të shtetit tonë. Autoritetet vendore janë të gatshëm të ofrojnë terrenin, si dhe miratimet për lejet përkatëse, për të ndërtuar një Kishë të re dhe të vërtetë të Shën Thanasit në Dhërmi.

Tashmë besohet në mënyrë të sigurtë që eshtrat e Katalanit u gjetën dhe konservuan nga një grup ekspertësh shqiptarë dhe Bashkia e Himarës ka rënë dakord me një plan për ta rindërtuar kishën e vjetër të Shën Thanasit dhe për ta rivarrosur me nderim këtë figurë të ndritur me origjinë siçiliane, por të arbëreshizuar, të shqiptarizuar. Pjesë e këtij plani është vendosja e shenjave të kujtesës këtë vjeshtë për të gjithë murgjit bazilianë në Himarë dhe në bregdetin shqiptar. Më 10 nëntor, më shumë se 20 akademikë shqiptarë do të referojnë kumtesat e tyre për këtë periudhë aq të rëndësishme të historisë të Himarës e të Shqipërisë dhe për gjithë orientimin properëndimor që zgjodhi e ndoqi Himara në shekujt 16-19. Për këtë kanë punuar me një përkushtim të pashoq gjithë profesorati i Universitetit të Vlorës, koordinuar nga prof. Roland Zisi. Po nuk mund të lë pa përmendur shkencëtarët arbëreshë Francesko Altimari (akademik) dhe Mateo Mandala; studiuesit e mirënjohur italianë Stefano Parenti e Giovanni Cimbalo; si dhe studiues të tjerë aq të vlerësuar nga vendet fqinje e nga vendi ynë, si Dhori Qiriazi, Pëllumb Xhufi, Anila Omari e Shaban Sinani. Kjo konferencë do të zhvillohet me kujdestarinë morale e intelektuale të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkohë po punohet për një park tematik në Himarë që do të evokojë këtë periudhë historike dhe këto figura të shquara që mbajtën gjallë lidhjet e hershme vëllazërore të Himarës me arbëreshët dhe anasjelltas.

Ajo kishëza që mbrojnë të gjithë këta që ju thashë në krye të kësaj fjale, ai bunkeri i betonit, nuk është gjë tjetër, veçse mbulesa dhe alibia për zhvarrimin brutal të eshtrave të Katalanit nga ajo tokë atje dhe për të fshirë këtë histori të lavdishme të kësaj krahine.

Greqia nuk mund të na mësojë neve respektin për besimtarët dhe për besimet. Ajo duhet të mësojë nga toleranca fetare e popullit tonë, nga kultura e bashkëjetesës fetare dhe etnike në Shqipëri. Është e drejta dhe përgjegjësia e shtetit tonë ta rindërtojë atë kishë historike, ta rindërtojë dhe ta rivarrosi me nderim Katalanin. Ne jemi përgjegjës ta ringremë atë kishë, si një muze, në nderim të kësaj vepre të bërë nga populli ynë dhe këta misionarë të shquar, me gjak shqiptar.

Njësitë e pushtetit vendor në Sarandë, Himarë e Vlorë do të vendosin shenjat e kujtesës, që historia e Himarës dhe e Rilindjes gjuhësore, kulturore e letrare të saj dhe të Shqipërisë të nxirret nga harresa e pabesë dhe të vendoset në shërbim të popullit! Rimëkëmbja e Himarës dhe garantimi i paqes dhe qetësisë së qëndrueshme atje është e lidhur, sa me mundësitë që krijohen pas Reformës Territoriale, aq edhe me ndriçimin objektiv të historisë së saj në shekuj, krahas të gjitha masave të tjera për zhvillimin e kësaj zone. Kush ka frikë nga e vërteta e të shkuarës historike, ndoshta fsheh qëllime të këqija për të sotmen dhe të ardhmen tonë!

Ata që flasin për respekt të besimtarëve homogjenë në jug të vendit duhet të respektojnë historinë dhe kulturën tonë kombëtare. Katalani, Zassi, Zaharia Dhima, Petro Andrea, Basilio Matranga, Partenio Parrino, Gjon Llazari, Giuseppe Schiro, Dhimitër Leka e Nilo Borgia janë tashmë figura të ndritura të kulturës dhe historisë sonë dhe ne si shqiptarë nuk mund të pranojmë që Kisha Autoqefale e Shqipërisë të mos jetë në krah të përpjekjeve të popullit tonë për mbrojtjen e historisë dhe kulturës sonë dhe për zhvillim kombëtar! Besime kombëtare nuk ka, veç hebraizmit, por nëse mundësia për të zgjedhur katër shekuj më parë ishte: liturgji nga vëllai arbëresh apo nga cilido tjetër, si mendoni ju, cila do të ishte zgjedhja e kritikueshme?

Më ndjeni se u zgjata shumë në këtë histori, por edhe në behar nuk na lënë rehat as Saliu, as këta të tjerët, Beleri, Bollano, Dule, priftërinjtë, të cilët e konsiderojnë akoma edhe sot, se të jesh ortodoks do të thotë të jesh grek! Por, ne jemi gati t’u japim përgjigje! Ne jemi ortodoksë të mirë dhe ndihemi krenarë për gjakun dhe identitetin tonë si shqiptarë! Flm.

(Fjala e mbajtur gjatë aktivitetit “Takim brezash” në fshatin Kuç të Vlorës)

http://www.tiranaobserver.al/zhvarrimi-i-nilo-katalanit-perpjekje-per-te-fshire-historine-e-himares/




postieri
postieri 
26 gusht 2015, 10:34
Citim:
Kisha në Dhërmi, verifikohet ADN-ja e priftit Catalano

Është ngitur një grup pune për verifikimin e AND-së së eshtrave të Nilo Catalano-s, drejtuesit të misionit bazilian në Himarë, pas konfliktit që ka nisur këto ditë për e kishën e Shën Thanasit në Dhërmi.

Studiuesit kanë pohuar se Nilo Catalano është varrosur në kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, por historia e eshtrave të tij rrethohet me mister.

Dje deputeti socialist i zonës së Dhërmiut, Koço Kokëdhima, dëshmoi për fakte të reja rreth Kishës së Dhërmiut dhe bastisjes së varrit të Nilo Catalano-s.

“Në vitet ‘90 një tjetër dhërmiot, - tha Kokëdhima, duke shtuar se “Klearko Papasava zhvarrosi Catalano-n, i flaku eshtrat e tij dhe mbi varrin e Nilo-s ndërtoi këtë gjoja kishëzën e re!”.

Sipas Kokëdhimës prifti i Dhërmiut, Bixhili, u ka pohuar banorëve të Dhërmiut se kishëza e vogël është bërë me lejen e autoriteteve të larta kishtare.

http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=311719&IDCategoria=1




Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019