k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Egjipt: Ministria e Arsimit ndalon shaminë islamike në arsimin parauniversitar


Ministri i Arsimit i Egjiptit, Moheb El-Rafei, ka pohuar, gjatë një interviste ditën e shtunë, se nxënëset nuk kanë pse veshin shaminë islamike në shkolla.

Deklarata e ministrit u interpretua nga opinioni publik se ministria do të ndalonte tanimë mbajtjen e shamive nga nxënëset e shkollave, por kjo u mohua të dielën nga zëdhënësi Ministrisë së Arsimit të Egjiptit.

Ndërkaq gjatë një interviste tjetër televizive, ministrit i është drejtuar pyetja nëse është ndaluar mbajtja e shamisë islamike për nxënëset e shkollave, të cilës ai i është përgjigjur me "Natyrisht, fëmijët duhet të lëvizin lirshëm. As allahu nuk e ka detyruar mbajtjen e shamisë deri në moshën e pjekurisë - fëmijët duhet të kenë liri të plotë lëvizjeje dhe kryerjeje të veprimtarive."

Përgjigjja e ministrit ishte pjesë e një bisede më të gjerë në lidhje me vendosjen e uniformave shkollore në shkollat publike të Egjiptit, sugjerim ky që sipas ministrit synon të përmirësojë kushtet në shkolla.

Një pjesë e madhe e opinionit publik ka rënë dakord me ministrin, disa dhe me argumentin se vajzave të vogla në Egjipt shamia islamike iu imponohet nga familja dhe uniforma shkollore do të ishte një zgjidhje e mirë për këtë çështje.

Burimi20 gusht 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019