k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Egjipt: Kroati u ekzekutua nga islamikët e ISIS-it sepse ishte ateist


Sipas njoftimit të djeshëm të mediave egjiptiane, kroati Tomislav Salopek u rrëmbye nga njerëz që dyshohet se kishin një "theks beduin" dhe të mbuluar me shall palestinez.

Sipas gazetës "Almujaahed Alseenawy" kroati është vrarë në Sinai, ndërsa "Ebu Mohamad el Anssary" ka shpjeguar motivimin pas kërkesës në ultimatum të lëshuar më 5 gusht. Qëllimisht nuk janë specifikuar emrat e grave që duhej liruar pasi kanë qenë të sigurt se autoritetet nuk mund të përmbushin kërkesat e tyre.

Mediat egjiptiane madje raportojnë se kroatin e rrëmbyer nuk e kanë vrarë për arsye politike, por sepse ishte ateist, ndërsa më herët kishin kërkuar 30 milionë dollarë.

Kërkesa për para është përmendur të enjten edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pushiç.

Ajo tha në një konferencë për shtyp se tetë ditë pas rrëmbimit të Salopekut ka ardhur dhe një kërkesë për 30 milionë dollarë.

Gjithashtu ministrja kroate ka lënë të kuptohet se në rrëmbimin e shtetasit të tyre kanë gisht dy grupe islamike.

Burimi14 gusht 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019