k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Prishtinë: Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarit për lidhje me ISIS-in


Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Alltene Murseli, ka vendosur për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë ndaj pesë të arrestuarve nën dyshimet për terrorizëm afër Liqenit të Badovcit.

Me vendimin e së hënës nga Gjykata, Besnik dhe Enis Latifi nga Mitrovica, Milazim Haxhiaj nga Rakoshi i Istogut, Gazmend Haliti nga Hajvalia dhe Fehmi Musa nga Fushë-Kosova do të qëndrojnë në paraburgim deri më 10 shtator të këtij viti.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë dhe destabilizimit dhe shkatërrimit të strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe shoqërore të Republikës së Kosovës kanë përgatitur veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në aktvendimin e gjyqtares Murseli, të cilin e ka siguruar gazeta.

“Prokuroria vlerëson se ende ekzistojnë shkaqet ligjore për vazhdimin e paraburgimit. Të gjitha rrethanat tregojnë se po që se të njëjtët do të gjenden në liri do të përsërisin vepra të tilla apo të ngjashme penale”, thuhet më tej në arsyetim.

Burimi11 gusht 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019