k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Belgjikë: "Qendra Evropiane e Rabinëve" i kërkon kryeministrit shqiptar ngritjen e faltoreve hebraike


Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij në Bruksel, u prit në një takim në selinë e "Këshillit Evropian të Rabinëve" nga një përfaqësi e lartë e komunitetit hebre në Evropë që kryesohej nga "Rabini" Levi Matusof, drejtor në "Këshillin Evropian të Rabinëve".

Përfaqësuesit e "Këshillit Evropian të Rabinëve" falënderuan kryeministrin Berisha për vizitën si dhe shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe ndihmën e madhe që shqiptarët i kanë dhënë komunitetit hebre në Shqipëri, duke strehuar dhe shpëtuar shumë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ata nënvizuan se aktiviteti i tyre ka për qëllim rigjallërimin, promovimin dhe mbështetjen e komunitetit hebre në Evropë duke shprehur dëshirën e tyre që edhe në Shqipëri të kishte objekte të kultit të tyre si dhe një përfaqësues.

Kryeministri Berisha i falënderoi për mikpritjen dhe u shpreh se komuniteti hebraik do të jetë i mirëpritur të zhvillojë besimin dhe kulturën e tij dhe se çdo besim në Shqipëri mund të ndërtojë institucionet e veta të kultit.

Kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare mbështet dhe do të mbështesë gjithmonë lirinë e besimit.

Përfaqësuesit e "Këshillit Evropian të Rabinëve" duke uruar që Shqipëria të realizojë sa më shpejt ëndrrën e saj evropiane, u shprehën se komuniteti hebre si dhe "Këshilli Evropian i Rabinëve", përmes organizmave të tij, do të promovojnë dhe mbështesin procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Burimi15 prill 2010


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019