k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Kamenicë: 84 fëmijët e rrethprerë nga mjekë të paligjshëm nga Turqia


Gjithsej 84 fëmijë në komunën e Kamenicës janë bërë synet (cirkumcizion) para dy ditësh nga një ekip mjekësh nga Turqia, që nuk kanë marrë kurrfarë licence në Ministri të Shëndetësisë për ta ushtruar veprimtarinë shëndetësore në Kosovë, shkruan Zëri.

Drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Kamenicës, Agim Bucolli, ka konfirmuar se një ekip prej nëntë personave kanë kryer synetit, në organizim të një hoxhe.

Sipas Bucollit, intervenimet janë kryer në Ambulancën e Kamenicës, derisa ai nuk është në dijeni nëse mjekët kanë qenë të licencuar në Ministri të Shëndetësisë.

Burimi27 korrik 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019