k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Drenas: Pranohet ngritja e varrezave katolike në Llapushnik


Për varrezat që u bë shumë bujë është qetësuar situata. Në fshatin Llapushnik të Drenasit do të vazhdoj puna për ndërtimin e varrezave katolike. Ndërtimi i tyre u ndërpre për shkak të protestave të një pjesë të banorëve të fshatit.

Për këtë njofton përfaqësuesi i komitetit Ramadan Gashi, i cili përmes një njoftimi për media thotë se kanë arritur marrëveshje pas një takimi që është mbajtur mes banorëve.

Në njoftimin e Gashit thuhet se qysh nesër do të vazhdojnë punimet, ashtu siç ishte afati i paraparë.

“Ne si banorë të fshatit Llapushnik, vazhdojmë dhe do të punojmë në tolerancën dhe vëllazërinë që kemi trashëguar brez pas brezi”, thuhet në njoftimin e dërguar nga përfaqësuesi i komitetit, Ramadan Gashi.

Për të gjitha paqartësitë procedurale dhe ligjore, u tha se komiteti fton Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Drenasit që të njoftojnë opinionin për anën ligjore të këtyre procedurave.

Punimet për ndërtimin e varrezave dhe kishës të katolikëve në Llapushnik të Drenasit ishin pezulluar për një muaj.

Burimi28 korrik 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019