k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Kumanovë: Një vajzë e re shqiptare bëhet pjesë e ISIS-it në Irak


Një vajzë 18 vjeçare nga Kumanova në Maqedoni, i është bashkuar grupit Shteti Islamik dhe ka shkuar në Irak për të qenë pjesë e vatrës së luftës.

Vajza Z.K., 18 vjeçe mësohet se ka mbërritur në Irak, për t’u bërë pjesë e grupit xhihadist pas rekrutimit të tyre në rrethana ende të paqarta.

Në Kumanovë, banorët treguan sot se kishin konstatuar muajt e fundit një sjellje të pazakontë tek vajza e cila mbyllte shkollën e mesme.

Më tej vajza është mbuluar duke respektuar ritin islam.

Kurse këto ditë, mësohet se ajo është larguar për në Irak, e ndihmuar nga rekrutuesit e ISIS që kanë marrë shtrirje kudo në Ballkan.

Pak ditë më parë në Turqi, një vajzë 18 vjeçare kamikaze mbështetëse e ISIS hodhi veten në erë në qytetin turk të Suruç, në provincën Sanliurfa, në kufi me Sirinë.

Bilanci i viktimave ishte mbi 30 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në oborrin e një qendre kulturore kurde teksa po mbahej një mbledhje e anëtarëve të Federatës së Shoqatave Rinore Socialiste.

Pjesëmarrësit do të niseshin pas mbledhjes për në Kobane për një mision rindërtimi të qytetit sirian të shkatërruar si pasojë e konfliktit me ISIS muajt e fundit.

Pikërisht në Kobane ndodhi një atentat tjetër kamikaz në të njëjtën kohë por që nuk pati viktima.

Burimi22 korrik 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019