k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Prishtinë: BIK kërkon Ministri të Feve, KK një zyrë në qeveri


Kërcënimet me prapavijë fetare mund të zhduken nëse qeverisë së Kosovës i shtohet edhe një Ministri e Feve. Kjo është kërkesa e Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila është përsëritur disa herë gjatë viteve të fundit.

Resul Rexhepi nga Bashkësia Islame, thotë se kjo kërkesë do të përsëritet sa herë që të jetë nevoja.

"Vazhdojmë të insistojmë se o të ketë Ministri, ose së paku një Departament pranë Qeverisë", ka thënë ai për Klan Kosovën.

Por, më e "butë" në kërkesa, duket se është Ipeshkvia e Kosovës, e cila kërkon vetëm një zyrë në kryeministri. Kështu është shprehur zëdhënës i Ipeshkvisë, Fatmir Koliqi.

Burimi7 gusht 2014


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019