k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

SHBA: Pas hyrjes së satanistëve shkolla ndalon përfundimisht shpërndarjen e materialeve fetare


Në janar të vitit 2013 organizata kristiane "World Changers of Florida, Inc." nisi shpërndarjen e librave të "Biblës" në një numër shkollash të mesme në Floridë, SHBA. Nxënësve nuk iu kërkua ta merrnin me detyrim, por në shkolla do të vendosej një stendë, ku nxënësit e interesuar mund të tërhiqnin librin përkatës.

Kjo sipas ligjeve të Floridës mund të ishte kundër ligjit, por këshilli lokal shkollor vendosi që kjo të lejohej dhe për grupe të tjera fetare, që çështja të mos kthehej në problem.

Pasi organizata jofetare "Central Florida Freethought Community (CFFC)" u bazua mbi këtë argument për të nisur shpërndarjen e librave nga ana e jofetarëve, këshillat e shkollave filluan të censurojnë përpjekjen. Shumë prej librave të propozuar nga organizata, filluan të ndaloheshin, tituj si "Letër një shteti të krishterë" nga Sam Harris, ose "Pse nuk jam mysliman" nga Ibn-Varrak.

Organizata CFFC nuk i pranoi justifikimet për censurimin e librave dhe denoncoi autoritetet lokale në gjykatat qendrore në qershor të vitit 2013. Por përpara se çështja të merrte vendim gjyqësor, autoritetet pranuan t'u lejojnë ateistëve të shpërndajnë libra sipas dëshirës.

Nga ky moment organizata "Tempulli i Satanit" njoftoi vitin e kaluar se do të bënte kërkesë formale për të shpërndarë materiale rreth satanizmit, çka u përmblodh në fund në një libër të thjeshtë vizatimor për ngjyrosje nga nxënësit.

Pas kësaj kërkese, këshilli shkollor vendosi të mos u lejonte grupeve fetare të shpërndajnë më libra në ambientet e shkollës.

Të problematizuar nga përqeshja e mundshme në rang shtetëror nëse u lejonin shpërndarjen e materialeve sataniste fëmijëve në shkolla, këshilli shkollor vijoi me ndalimin e shpërndarjes së çdo materiali fetar, derisa të "ripunohet" rregullorja e shpërndarjes në mënyrë të atillë që të shmangë problemet në të ardhmen.

Burimi14 janar 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019