k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Tiranë: Strategjia ushtarake nuk përjashton sulmet islamike


Shqipëria është e ekspozuar ndaj rrezikut të mundshëm të ndonjë sulmi terrorist, si rezultat i anëtarësisë në NATO dhe kontributit për paqen dhe sigurinë globale.

Ky është konstatimi kryesor i dokumentit “Strategjia Ushtarake në Republikën e Shqipërisë”, miratuar nga Kuvendi dy ditë më parë në formën e një ligji.

Dokumenti i hartuar nga qeveria nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, përcakton rreziqet e shtetit shqiptar, ku kryesori është ai nga ISIS.

Siguria e vendit, sipas këtij materiali, cenohet nga destabiliteti i vendeve të Lindjes dhe në Afrikën e Veriut.

“Pozita gjeografike e vendos Shqipërinë në hartën e transitit të narkotikëve, me origjinë nga Azia, dhe afër rreziqeve që burojnë nga destabiliteti i Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Transferimi i konflikteve politike, veçanërisht i atyre me bazë fetare, trafiqet e ndryshme dhe emigracioni i paligjshëm mbetet një sfidë kryesore për sigurinë e vendit. Shqipëria është e ekspozuar ndaj rrezikut të mundshëm të ndonjë sulmi terrorist, si rezultat i anëtarësisë në NATO dhe kontributin për paqen dhe sigurinë globale.”, thuhet në dokumentin e Sigurisë.

Pikërisht nga këto shkaqe, sipas dokumentit, krijojnë terren për rekrutimin e individëve vulnerabël, të cilët marrin pjesë në konflikte ndërkombëtare.

Për shkak të prirjes ekspansioniste, ekstremizmi mund të përbëjë rrezik për kohezionin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare dhe rajonit.

Strategjia ushtarake parashikon se kërcënimet dhe rreziqet ndaj Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s pritet të jenë të natyrës konvencionale dhe jokonvencionale.

“Terrorizmi përbën një kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin ndërkombëtar. Grupe ekstremiste fetare dhe kriminale vazhdojnë të përhapen në zona të ndryshme të globit, shfrytëzojnë rajone të pastabilizuara dhe shtete të dështuara, duke u shndërruar në kërcënim potencial për sigurinë. Teknologjia moderne e informacionit dhe mundësia aksesit të terroristëve në armët kimike, biologjike, radiologjike apo bërthamore kanë rritur rrezikshmërinë e sulmeve terroriste. Tensionet rajonale të ndikuara edhe nga faktorë të tjerë ideologjikë, politikë, fetarë dhe kulturorë mund të frymëzojnë grupe ekstremiste, të cilët synojnë përhapjen e ideologjive ekstremiste, të cilët synojnë përhapjen e ideologjive ekstremiste dhe ndërmarrjen e akteve terroriste në zonën euroatlantike, përfshirë Republikën e Shqipërisë. Zhvillimet e fundit në krahun jugor të Aleancës e bëjnë terrorizmin një kërcënim edhe më të madh, si për vendin tonë, ashtu dhe për vendet e Aleancës”, thuhet në dokumentin e Sigurisë.

Ky ligj u miratua në seancën e së enjtes në Kuvend me 73 vota pro, 15 kundër dhe 1 abstenim të deputetëve. Strategjia ushtarake do të rishikohet, si rregull, pas pesë vjetësh, në varësi të zhvillimeve të sigurisë. Strategjia ushtarake ishte rishikuar për herë të fundit në vitin 2007. Pas 8 vitesh, shteti e ndryshoi dokumentin.

Burimi12 korrik 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019