k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Dibër: Bën përshtypje luksi i krerëve të OJQ-ve islamike KMSH, BIK, BFI


Para disa ditëve në qytetin e Dibrës kryetari i OJQ-së "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë", Skënder Bruçaj, kryetari i OJQ-së "Bashkësia Islame e Kosovës", Naim Tërnava dhe kryetari i OJQ-së "Bashkësia Fetare Islame", Sulejman Rexhepi, bashkërisht dhanë një intervistë për televizionin "TV Art".

Intervista e tyre më shumë i ngjante një emisioni mode, ku prijësit e organizatave fetare reklamonin veten dhe luksin e tyre, se sa një emisioni ku priteshin të jepeshin mesazhe fetare sipas "Balkan-News".

Gjatë intervistës, bie në sy se ora e dorës së Naim Tërnavës, i përket modelit zviceran "Longines La Grande Classique L4.691.6.72.6", vlera e të cilit është sot 12 735 dollarë amerikanë.

Para një viti gazetarët kanë fotografuar dhe orën e dorës së Sulejman Rexhepit, e cila ishte e markës "Rolex Yatch Master II" me vlerë prej 37 000 dollarësh amerikanë.

Në vende si Kosova dhe Maqedonia ku papunësia ka kapur nivele mbi 45% dhe popullata jeton në një varfëri të thellë, ku ka rritje të numrit të qytetarëve që largohen në perëndim për shkak të varfërisë, krerët e organizatave fetare sidoqoftë kanë fonde të mjaftueshme për një jetë luksi të shfrenuar.

Burimi12 korrik 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019