k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Siri: Vritet një shtetas malazez anëtar i ISIS-it


Një shtetas i Malit të Zi është vrarë në luftën e Sirisë, ka njoftuar policia malazeze. Bëhet fjalë për Damir Sllakoviqin nga qyteti i Tivarit.

Raportohet se ai ka luftuar në anën e militantëve të ISIS-it.

Janë qindra qytetarë nga vendet e Ballkanit që po luftojnë përkrah grupeve të njohura ndërkombëtarisht si terroriste në Siri dhe Irak.

Mbi 40 qytetarë nga Kosova thuhet se kanë humbur jetën në këto luftime.

Burimi1 korrik 2015


Komente

postieri
postieri 
5 korrik 2015, 15:08
Citim:
Vritet në Irak terroristi kosovar i ISIS-it, Kujtim Xheladini



Një tjetër kosovar që i është bashkuar organizatës terroriste ISIS ka mbetur i vrarë.

Emri i tij është Kujtim Xheladini dhe ai është nga Gjilani, raporton KTV.

Vrasja ka ndodhur pasi që ISIS sulmoi qyetin e pasur më naftë të Irakut, Baiji.

Aty kanë hasur në rezistencën e forcave irakiane të sigurisë dhe të grupit militant Shia, Asa’ib Ahl al-Haq.

Është pikërisht ky grup që e ka marrë përsipër vrasjen e disa mercenarëve të huaj, duke përfshirë atë të kosovarit, Xheladini.

Grupi Shia përkrahet nga Irani. Grupi ka pohuar se ka larguar shumicën e terroristëve të ISIS-it nga ky qytet. (INA)

http://inaonline.net/vritet-ne-irak-terroristi-kosovar-i-isis-it-kujtim-xheladini/




Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019