k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Roma zyrtare: Shqipëria ndër vendet e rrezikuara nga terrorizmi


Shërbimet informative të vendeve perëndimore ishin në dijeni për sulmet e përgjakshme terroriste të një dite më parë në Tunizi, Francë e Kuvajt.

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan se paralajmërimin e kishte bërë Abu Mohammed al-Adnani, zëdhënësi i Shtetit Islamik.

Përmes një video-mesazhi, ai thoshte: “Veprimi më i mirë për t’iu afruar zotit është xhihadi. Ndaj, nxitoni për ta bërë këtë, gjatë këtij muaji dhe përgatituni për martirizim”.

Sipas “Corriere della Sera”, që prej sulmeve ndaj redaksisë së “Charlie Hebdo” në janar në Paris, edhe Italia është e rrezikuar seriozisht.

Pas akteve të një dite më parë, Ministria e Jashtme italiane ka ripërpunuar hartën e vendeve, ku shtetasit italianë janë të rrezikuar nga terrorizmi.

Sipas kësaj harte, ata janë të rrezikuar në Shqipëri. Por, Shqipëria renditet në të njëjtën kategori me vendet e tjera të rajonit, si Bosnja, Mali i Zi, Serbia e Maqedonia, ku italianët këshillohet të kenë kujdes gjatë udhëtimit.

Rreziku më i lartë janë vendet e Afrikës Veriore, si Maroku, Algjeria, Libia, Sudani, Nigeria, por edhe Somalia. Përjashtim nuk bëjnë as zonat e famshme turistike të Egjiptit.

Megjithatë, rreziku është evident në të gjithë botën.

Që prej fillimit të vitit, vetëm në Itali janë zbuluar dhe dëbuar 37 xhihadistë, që ushtronin aktivitetin në këtë vend.

Burimi27 qershor 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019