k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Shijak: Arrestohet një xhihadist tjetër për kërcënim të rrëmbimit të fëmijëve


Ilir Shala, njëri nga bashkëpunëtorët e celulës xhihadiste në Shqipëri, që vepronte nën urdhrat e imamit të vetëshpallur Genci Balla, është arrestuar dje nga policia, pasi ka kërcënuar gruan e tij me vrasje, nëse ajo nuk i lejonte dy fëmijët e saj t’i dërgonte në Siri e Irak, shtete këto ku luftojnë militantët e ISIS-it.

Shala, njihet si predikues i islamit ekstrem dhe në kartotekën kriminale të policisë dhe Shërbimit Informativ Shqiptar, ai njihet si kontigjet kriminal, duke bashkëpunuar me persona të tjerë të grupit të muxhahedinëve të Genci Ballës.

Madje, emri i tij del edhe në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe raportet shërbimet e SHISH, ku evidentohen komunikimet me Genci Ballën, Shkëlzen Dumanin, Verdi Morava etj.

I arrestuari Ilir Shala në 1 shkurt të vitit 2014 ka tentuar të shkojë në Siri duke u paraqitur në aeroportin e Rinasit, por është kthyer mbrapsht nga forcat policore, pasi është konsideruar si person i dyshimtë.

Mbrëmjen e së mërkurës, Ilir Shala ka shkuar në shtëpi, në fshatin Fllakë të Durrësit, rreth orës 21:00 dhe ka pasur një sherr me bashkëshorten. Gjatë debatit mes tyre 39-vjeçari ka marrë automatikun dhe ia ka drejtuar nënës së fëmijëve të tij duke e kërcënuar se do t'i merrte 2 djemtë e tyre, njëri 8 dhe tjetri 12 vjeç dhe se do të largohej së bashku me ta në Siri.

Gruaja me iniciale A.Sh menjëherë ka lajmëruar prindërit e saj duke u strehuar në shtëpinë e tyre, ndërsa këta të fundit kanë njoftuar policinë për ç’ka kishte ndodhur.

Në dëshminë e dhënë në polici, gruaja ka thënë se familja Shala ka jetuar në Itali në zonën e Sanremos, dhe rreth tre viteve më parë janë kthyer në Shqipëri. Sipas dëshmisë së saj, gjatë qëndrimi në Itali, Ilir Shala ka pasur kontakte me shtetas sirianë, marokenë dhe me persona të tjerë nga vendet arabe.

Sipas saj, që prej asaj kohe ai u indoktrinua i besimtar dhe pasi u kthyen në Shqipëri, 39-vjeçari nuk punonte, por ishte bërë një predikues si fesë islame.

Lidhur me këtë ngjarje, të gjitha materialet kanë kaluar në Prokurorinë e Durrësit nga ku kanë nisur hetimet për të tjerë persona të lidhur me Ilir Shalën, të cilët mund të jenë edhe predikues të ISIS-it në Shqipëri.


Shala tentoi të shkonte në Siri, policia e kthen mbrapsh

Më 1 shkurt 2014, Shkëlzen Dumani, Ilir Shala dhe Albert Balliu do të niseshin për në Siri nga Rinasi nëpërmjet Turqisë. Për në Rinas, Shkëlzen Dumani shkoi me taksi bashkë me dy fëmijët e tij, me Ilir Shala dhe Bledar Mile.

Më pas, Dumani ka kaluar bashkë me dy fëmijët, ndërsa Shala nuk është lejuar të kalojë pasi në momentin e kontrollit të pasaportës kontrollori e ka pyetur se ku do shkonte, po ai nuk e dinte.

Pas kësaj, Shala dhe Mile janë shoqëruar për në Komisariatin nr. 3 në Tiranë. Ilir Shala, emri fetar Ismail, ka pranuar se biletën ia ka paguar Dumani, i cili do t`i gjente punë në Turqi. Iliri është besimtar mysliman dhe ka frekuentuar xhaminë e “Unazës së Re”, pasi i pëlqente mënyra e predikimit të Genci Ballës.

Burimi26 qershor 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019