k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Bosnjë: Dëbohet shqipfolësja që luftoi për ISIS-in


Nëntëmbëdhjetëvjeçarja Anita Shqairi nga Smedereva e Serbisë, e cila bashkë me burrin, muxhahedinin Emin Hoxhiq, kishte luftuar në Siri, është dëbuar dje nga Bosnjë-Hercegovina pasi ishte shpallur “e rrezikshme për sigurinë kombëtare” të shtetit.

Ajo, sipas njoftimit të MPB boshnjake ka lidhje me "pasuesit radikalë të selefizmit", shkruajnë mediat serbe.

Anita dhe Emini janë martuar sipas ligjeve islamike (sheriatit). Edhe vëllezërit e Anitës, transmeton Koha.net, të lindur në Smederevë, janë të njohur për aktivitete islamike.

Vëllezërit e Anita Shaqirit, Safeti dhe Samiri, po ashtu kanë marrë pjesë në luftimet në Siri.

Nuk ka informacione të shumta për Anitën dhe familjen e saj, por supozohet se janë shqiptarë që në kohën e Jugosllavisë kanë shkuar në Smederevë për shkaqe ekonomike.

Burimi24 qershor 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019