k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Shkup: Biznesi me fenë, hoxhallarët kthehen me 30 mijë euro fitime nga turneu në diasporë


Me fillimin e muajit të ngrënies me orar të caktuar për islamikët, një pjesë e madhe e hoxhallarëve të IRJM-së kanë nisur turneun në qytete të ndryshme të Evropës perëndimore.

Sipas portalit “Zhurnal” shtetet më të preferuara për turneun vjetor të hoxhallarëve të organizatës "Bashkësia Fetare Islame" së IRJM-së janë Zvicra, Gjermania, dhe më pak Austria dhe Belgjika.

Funksionarët e BFI-së mbajnë ligjërata fetare për besimtarët islamikë me banim të përkohshëm ose të përhershëm në këto vende.

Sipas “Zhurnal” disa hoxhallarë gjatë viteve të kaluara, të cilët kanë qëndruar nëpër xhamitë e Zvicrës dhe Gjermanisë, vetëm gjatë muajit të ngrënies me orar të caktuar (njohur si muaj i ramazanit në Lindje) grumbullojnë deri në rreth 30 mijë euro.

Pagesa ndaj këtyre hoxhallarëve njihet dhe si "haku i hoxhës". Në këtë shumë përfshihen dhe shpërblimet shtesë që besimtarët i japin hoxhës që është angazhuar në xhaminë e caktuar gjatë muajit të ngrënies me orar të caktuar.

“Zhurnal” shtron gjithashtu dilemën etike se me çfarë pune mund të arsyetohet që një hoxhë të marrë rreth 30 mijë euro në muaj, sidomos kur profesionet e mirëfillta janë shumë më pak të vlerësuara në raport me këtë.

IRJM-ja është një shtet ku ka më shumë xhami se sa shkolla shqipe, ndërsa vihet re se fondet nga popullata shqiptare nuk mungojnë, por ato kanalizohen me forma të ndryshme në shërbim të organizatave fetare. Numri i xhamive në IRJM vijon të rritet lirisht çdo vit ndërsa i shkollave të cilat pengohen nga administrata sllave, është në ulje.

Burimi18 qershor 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019