k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Prishtinë: BIK-u dërgon 800 kosovarë për haxhillëk, 3200 euro secili


Sivjet 800 haxhinj kosovarë janë duke kryer haxhin në vendet që nga komuniteti mysliman konsiderohen të shenjta të Arabisë Saudite, në shoqërinë e miliona besimtarëve myslimanë nga mbarë bota.

Udhëheqës i departamentit për media dhe publikime në "Bashkësinë Islame të Kosovës", Ahmet Sadriu, i ka thënë “Zërit” përmes telefonit se 800 haxhinjtë që kanë shkuar përmes organizmit të BIK-ut, janë mirë dhe ata janë 24 orë nën kujdesin e mjekëve dhe të stafit organizator.

Sadriu ka bërë të ditur se aranzhimi për një haxhi ka kushtuar 3200 euro me të gjitha shërbimet ku hynë marrja e vizës, bileta e udhëtimit, akomodimi në hotel, ushqimi, trajtimi mjekësor etj.

Sipas tij të gjitha nevojat e haxhinjve mbulohen me këto të holla gjatë 3 javëve, sa do të qëndrojn ata në "vendet e shenjta".

Sadriu ka bërë të ditur se gjithë organizimi i "Haxhit 2013" është marrë përsipër nga "Bashkësia Islame e Kosovës" dhe këtë vit “si asnjëherë tjetër nga teologët e pranishëm, çdo ditë janë zhvilluar biseda me tema të shumta e të frytshme për hanxhinjtë”.

Burimi13 tetor 2013


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019