k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Afganistan: Talebanët paralajmërojnë ISIS-in


Talebanët sot kanë paralajmëruar liderin e grupit militant "Shteti Islamik", që të mos bëjë një kryengritje paralele në Afganistan, pas disa raportimeve për dezertime në mesin e talebanëve, të cilët po i bashkohen ISIS-it.

Në një letër dërguar liderit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi, talebanët kanë insistuar se “xhihadi” (lufta e shenjtë) kundër amerikanëve dhe aleatëve të saj, duke të bëhet nën një flamur dhe një lidership të vetëm.

“Emirati Islamik (Taleban) nuk konsideron që shumëllojshmëria e xhihadit sjellë më shumë dobi as për vet xhihadin e as për myslimanët”, thuhet në letrën e nënshkruar nga zëvendëslideri i talebanëve, mullah Aktar Muhamad Mansur.

“Vendimet e tua të marra në distancë, do të bëjnë që ISIS-i të humb përkrahjen e dijetarëve fetar, muxhahedinëve… dhe në mënyrë që të mbrojmë arritjet e tyre, Emirati Islamik do të detyrohet të veprojë”, thuhet tutje në këtë letër.

Letra, e cila është botuar në faqen e talebanëve në internet, në gjuhët pashtu, urdu, dari dhe arane, nuk ka saktësuar konkretisht kërcënimet.

Talebanët, muajt e fundit kanë pasur dezertime, ku disa prej kryengritësve të tyre kanë vendosur që të përdorin flamurin e ISIS-it, duke menduar se ashtu duken më të fuqishëm për të larguar trupat e NATO-s.

Burimi16 qershor 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019