k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Prizren: Hoxha ofendon sërish kombin shqiptar: "shqiptarët i solli Turqia"...


Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu, në një ligjëratë të tij kishte shkuar aq larg në shtrembërimin e historisë shqiptare, sa që ka thënë se në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë.

Ai duke i dhënë vetes të drejtë të shpjegojë historinë shërbehet me shumë të pavërteta.

Sipas tij, turqit i kanë sjell shqiptarët në Kosovë dhe me pastaj iu kanë dhënë toka atyre.

Deklaratat e hoxhës janë marrë gjithashtu nga shtypi serb, pasi përshtatet më së miri me versionin serb të historisë së rajonit.

Burimi2 prill 2015


Komente

postieri
postieri 
3 prill 2015, 13:31
Citim:
“Rraseni në burg hoxhën Irfan Salihu”

Deklarata e hoxhës së Prizrenit, Irfan Salihu se “në Kosovë nuk kishte shqiptarë, por vetëm turq në kohën e Perandorisë Osmane”, ka nxitur reagime të shumta gjithandej vendit.

Kjo deklaratë ka bërë që sot Bashkësia Islame e Kosovës ta suspendojë hoxhën në fjalë, derisa mediat serbe i kanë dhënë hapësirë deklaratës anti-shqiptare të Salihut.

Për të mos mbetur me kaq, mbështetje imamit të Prizrenit për këtë deklaratë anti-shqiptare i ka dhënë edhe Forumi i të Rinjve Mysliman.

Njëri nga aktivistët e shoqërisë civile, Dardan Islami thotë se institucionet duhet të reagojnë urgjentisht ndaj këtyre personave dhe hoxhës Irfan Salihu.

“Institucionet duhet të reagojnë urgjentisht duke ia ndalur me ligj veprimtarinë ktyne mikrobeve”, ka shkruar Islami në llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=152153




Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019