k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Arrestohen tre rekrutues shqiptarë për ISIS-in në Itali dhe në Shqipëri


Policia shqiptare ka dhënë detaje rreth operacionit të përbashkët me Italinë, për shkatërrimin e celulës që rekrutonte xhihadistë. Sipas policisë, një nga shqiptarët e arrestuar është Alban Elezi nga Kavaja, vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Breshias, që e akuzon për "akte terroriste".

“Sot më datë 25.03.2015 , në orët e para të mëngjezit , në Kavajë, nga strukturat Interpol Tirana në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë ekzekutimi i Urdhërit të kërkimit Ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit: Alban Haki Elezi, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrakull, Kavajë”- njofton policia.

Ajo sqaron se arrestimi i tij u krye në zbatim të kërkesës së Interpol Roma për ekzekutimin e vendimit të arrestit lëshuar në datë 24.03.2015 nga Gjykata e Brescia/Itali në ngarkim të këtij shtetasi, i dyshuar si autor i veprave penale “Akte Terroriste” parashikuar nga neni 270 të K.Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Operacioni në Itali

Policia italiane ka arrestuar tre persona, mes të cilëve dy shqiptarë, të akuzuar si pjesë e një celule ekstremiste islamike që bënte rekrutimin e xhihadistëve, me aktivitet në Itali dhe në Ballkan.

Lajmin e raportojnë sot mediat italiane, duke njoftuar se arrestimet janë përqendruar kryesisht në provincën e Torinos dhe në Shqipëri. Sipas “La Stampa”, dy shqiptarët e arrestuar janë xhaxha e nip, emrat e te cilëve nuk bëhen të ditur.

“Kontrolle për identifikimin e disa elementëve që konsiderohen si mbështetës të ISIS janë duke u zhvilluar edhe në zonat e Lombardisë, Piemontes dhe Toskanës”- njofton "Ansa".

Ndërkohë mësohet se hetimi deri në zbulimin e bazës zgjati dy vjet. Policia ka arrestuar gjithashtu edhe një të ri italian me origjinë nga Maroku. Ai akuzohet si autor i dokumentit propagandues të ISIS-it, një tekst me 64 faqe të përkthyera në italisht dhe të shpërndarë më pas nëpër rrjete sociale.

Burimi25 mars 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019