k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Shkup: KOM: Plani për Kishën Shqiptare, projekt shovinist


Ideja e formimit të Kishës Ortodokse Shqiptare është vlerësuar si një “projekt shovinist politik” nga peshkopi Timotej nga Kisha Ortodokse Maqedonase.

Në një deklaratë për “Dnevnik”, peshkopi thotë se ideja është një projekt politik, nacionalist dhe shovinist, por edhe një aventurë joserioze.

Vlerësimet e ashpra ndaj kësaj ideje janë bërë pasi ajo u njoftua të premten nga profesori universitar Branislav Sinadinovski, ditën kur shënohej 28 Nëntori-Dita e Flamurit Shqiptar.

Kisha Ortodokse Maqedonase thotë se nuk e kupton nevojën e formimit të Kishës Shqiptare, duke pasur parasysh, siç thotë, “numrin e papërfillshëm të shqiptarëve ortodoksë, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë”.

Madje, Kisha Maqedonase akuzon profesorin Sinadinovski për “rolin e tij asimilues në paraqitjen e maqedonasve ortodoksë të Rekës”, ndërsa shton se nuk e ka të qartë as rolin e krerëve të BDI-së në gjithë këtë projekt.

Profesori Sinadinovski, të premten, gjatë promovimit të librit të tij kushtuar shqiptarëve ortodoksë, lançoi idenë e themelimit të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Ai tha se në Maqedoni jetojnë rreth 70 mijë shqiptarë të besimit ortodoks dhe se Kisha Shqiptare është kërkesë e tyre.

Profesori nuk sheh arsye përse të kontestohet ideja nga Kisha Maqedonase, sepse sipas tij “Kisha Shqiptare mund vetëm të ndihmojë në problemet që ka institucioni ortodoks maqedonas”.

Burimi1 dhjetor 2014


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019