k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Tiranë: “Grupi i xhihadistëve” nuk njeh ligjet shqiptare, kërkon ligj islamik


Pas deklaratave befasuese në seancën e parë gjyqësore te Krimet e Rënda të 9 të akuzuarve si “grupi i xhihadistëve”, se nuk donin avokat, pasi "i mbronte allahu", në seancën e djeshme ka ndodhur surpriza e radhës.

Kërkesa e të pandehurve është lexuar nga Fadil Mulosmani, përpara gjyqtares Liljana Baku, ku shprehej mosnjohja e ligjeve shqiptare dhe kërkohej "gjykim sipas ligjeve të allahut (sheriatit)".

Deklarata erdhi pasi gjyqtarja e çështjes pyeti të pandehurit nëse kishin pretendime për dosjen, palët dhe trupin gjykues.

Të arrestuarit akuzohen se kanë kryer 70 rekrutime shqiptarësh për të luftuar në Siri përkrah organizatave terroriste si “Al Nusra” apo së fundmi ISIS.

Mes të dërguarve në Siri edhe gra dhe fëmijë, ndërsa të paktën 10 shqiptarë rezultojnë të vrarë në konfliktin e Lindjes së Largët.

Gjyqtarja Liljana Baku i ka pyetur përsëri 9 të pandehurit që ndodheshin brenda kafazit të hekurt nëse kishin pretendime me procesin, trupin gjykues, apo nëse kishin ndryshuar mendje për avokatët mbrojtës.

Seancën e kaluar të gjithë refuzuan avokatët, duke thënë “Na mbron allahu në kauzën tonë”.

Fjalën dje e ka marrë i pandehuri Fadil Mulosmani, i cili ka thënë ndër të tjera që: “Mos na gjykoni brenda kafazit të hekurt dhe duam një gjyq sipas ligjeve të allahut, me ligjin e sheriatit”.

Edhe në dosjen hetimore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në investigimin e kryer, theksohej se përveç rekrutimit për luftë, financimit dhe nxitjes së terrorizmit, njëkohësisht predikohej nga imamët e vetëshpallur në 2 xhamitë e Tiranës, edhe ligji islamik (sheriati).

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Imami i vetëshpallur Gerti Pashaj, duke deklaruar se nuk e njeh gjykatën dhe kërkoi rikthim në liri, pasi sipas tij “është rrëmbyer në një vend tjetër dhe sjellë forcërisht në sallë”, ndërsa për të pandehurin tjetër Bujar Hysa, i xhamisë së Mëzezit, “gjykata po luan teatër me ta”.

Gjykatësja Baku vendosi të shtyjë seancën për të martën e ardhshme, pasi u kërkua që të ishte i pranishëm i pandehuri Orjon Reçi, i cili kërkon që të shpallet i paligjshëm përgjimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj besimtarëve.

Astrit Tola, një nga 9 të pandehurit në këtë proces, kërkoi që t’i veçohej gjykimi, duke argumentuar se nuk ka lidhje me akuzat dhe është vetëm një besimtar i devotshëm, por gjykata refuzoi kërkesën duke lënë në fuqi akuzat.

Burimi25 mars 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019