k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Tiranë: Ndërtimi i Xhamisë, pronarët kërkojnë 9 mln euro për shpronësimin


Familja Kruja kërkon 9 milionë euro nga qeveria për shpronësimin e tokës ku do të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë.

Dje në një konferencë për shtyp pronarët e tokës bënë të ditur se nuk kanë arritur ende një marrëveshje përfundimtare me qeverinë për shpronësimin e tokës, pasi Avokatura e Shtetit i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës që mos ti njohë familjes Kruja pronësinë mbi truallin në fjalë.

Alban Bala, përfaqësues i familjes Kruja, tha se në një shtet laik qeveria nuk mund të shpronësojë tokë për një objekt kulti, por duhet ta blejë me çmimin e tregut. Sipas tij çdo diskutim apo vendim mbi atë pronë është abuziv përsa kohë që çështja është në një proces gjyqësor. Vlera e truallit në këtë zonë llogaritet me 2500-3 mijë euro m2, dhe e gjithë sipërfaqja prej më shumë se 3 mijë m2 shkon në afro 9 milionë euro.

Nga media familja Kruja mësoi se qeveria shqiptare paska arritur një marrëveshje me pronarët për ndërtimin e xhamisë së Madhe në Tiranë. Kryeministri deklaroi se do i shpronësojë ata dhe ka gati fondet me këtë. Askush nuk ka komunikuar me ne që prej fundit të korrikut 2014. Deri në këtë datë zyra e kryeministrit ka biseduar me familjen Kruja, për blerjen e truallit me çmimin e tregut. Absurdi ku gjendemi është logjik, juridik dhe moral. Absurdi logjik është fakti që prej muajit qershor Avokatura e Shtetit, organ në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës që mos ti njohë familjes Kruja pronësinë mbi truallin në fjalë. E ftojmë qeverinë shqiptare ti japë fund ndërtimit të xhamisë së madhe në Tiranë me protagonizëm politik, motiv që e ka deformuar jetën e këtij komuniteti ku bëj pjesë dhe vet prej të paktën dy dekadash”, tha Alban Bala, përfaqësues ligjor i pronarëve të truallit.

Më tej ai shtoi se familja Kruja nënshkroi me KMSH një dokument që ishte pjesë e lejes së ndërtimit, por të prishur me vendim të njëanshëm e të paarsyetuar nga administrata e z.Rama.

Bala tha se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, gjithashtu është i vetëdijshëm se ndërtimi i një Xhamie bëhet në përputhje jo vetëm me ligjin e ndërtimit të Republikes së Shqipërisë, por pikë së pari në përputhje me të drejtën islame.

Ligji Islam saktëson se “Qëllimi i Mirë nuk justifikon Mjetet Imorale” që mund të përdoren për arritjen e tij. Dhunimi i pronës së tjetrit e rrëzon Xhaminë e re të Tiranës, nuk e ndërton atë. Gjithsesi, si pronarë të ligjshëm, familja Kruja ka bërë të qartë se çdo vendim antiligjor – përtej pretekstit të përdorur nga qeveria, do të atakohet në gjykatë duke prodhuar një kalvar të ri juridik, të vështirë për ne si qytetarë, por të drejtë dhe të denjë për modelin europian ku synojme. Ne e ftojme qeverine shqiptare që të ndërpresë presionin mbi Gjykatat, të tregojë durimin e nevojshëm dhe të respektojë vendimin që do të jepet nga drejtësia në lidhje me aktin normativ të KKT-së, i cili ndërpreu një proces të ligjshëm të zhvillimit të territorit,” tha më tej përfaqësuesi i familjes Kruja ndërsa e ftoi Qeverinë shqiptare që t’i jap fund farsës së një gjyqi formal të nisur nga Avokatura e Shtetit.

Burimi8 tetor 2014


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019