k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Angli: Rritet numri i ateistëve, bie numri i besimtarëve


Sipas një studimi të prirjeve shoqërore të britanikëve "Kisha Anglikane" ka humbur rreth 4,5 milionë ithtarë gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, ndërsa njerëzit që pohojnë se nuk i përkasin asnjë feje arrijnë tashmë në rreth 50% të popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Të dhënat e përftuara në anketimin e prirjeve shoqërore të britanikëve nga "NatCen", botuar të dielën, tregojnë një ndryshim dramatik të besimit fetar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dhjetë viteve të fundit.

Ndërsa "Kisha Anglikane" ka shënuar rënie për 30 vitet e fundit, dhjetëvjeçari i kaluar ka shënuar dhe përshpejtim të kësaj prirjeje, ndërsa numri i kristianëve anglikanë ka mbërritur në 17% të popullsisë, kur më herët në vitin 1983 ka qenë në 40%.

Denominacionet e tjera kristiane kanë ruajtur të njëjtat shifra, gjegjësisht katolikët, metodistët dhe presbiteranët, të cilët vijojnë në të njëjtin nivel me vitin 1983, të gjithë së bashku në nivelin e 17%, ndërsa numri i islamikëve ka arritur në rreth 5%.

Sipas drejtueses së anketimit, Naomi Jones: "Çdo brez është më pak fetar se brezi i mëparshëm dhe me vdekjen e brezave të vjetër popullsia bëhet gjithnjë e më pak fetare".

Sipas saj nga të gjitha denominacionet kristiane, vetëm "Kisha Anglikane" ka vijuar me rënien e saj, një nga arsyet duke qenë dhe imigrimi.

"Numrat e katolikëve dhe të jokristianëve në Britani mund të jenë rritur për arsye të imigrantëve me bindje të forta fetare" - pohon ajo.

Duke vijuar më tej, Naomi Jones pohon se gjithnjë e më pak njerëz e shohin kristianizmin si pjesë të rëndësishme të të qenit britanikë.

Burimi31 maj 2015


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019