k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Ramiqi dhe të tjerët edhe dy muaj në paraburgim


Për dy muaj të tjerë ua ka vazhduar Gjykata paraburgimin Fuad Ramiqit, Bedri Robajt, Mazllam Mazllamit, Erol Nesimit, Leonard Rulit, Sabahudin Selimit dhe Trim Ademit, të arrestuar kohë më parë nën dyshimin se kanë kryer vepra penale që lidhen me terrorizëm, raporton KTV.

Atyre u kishte skaduar masa e paraburgimit sot, ndërkaq avokati i Fuad Ramiqit ka thënë se vendimin e Gjykatës për masën e re e kanë pranuar vetëm gjysmë ore para se t’u skadonte masa e sigurisë.

“Unë i kam pranuar dy vendime përnjëherë, atë të seancës së djeshme, por edhe vendimin e ri se u është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj dhe me këtë është shkelur Kodi i Procedurës Penale sepse aty parashihet që vendimi të merret 3 ditë më herët”, i ka thënë KTV-së avokati i Ramiqit, Skënder Musa.

Masa e paraburgimit edhe për dy muaj Ramiqit dhe të tjerëve u është vazhduar me kërkesë të prokurorit të rastit, ndërkaq disa të tjerëve ka kërkuar t’u zëvendësohet masa.

“Prokurori ka kërkuar zëvendësimin e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak për të pandehurit: Idriz Bilibani, Alban Malsiu dhe Dardan Gjuka”, i ka thënë Kohavisionit, Liridonë Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Burimi17 tetor 2014


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019