k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Prof. Cimbalo: Islami shqiptar, shembull bashkëjetese me besimet e tjera


Për sa iu përket disa lajmeve të dhëna në një pjesë të medias, pas promovimit dje në Tiranë të librit tim “Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri”, ndjehem i detyruar të ritheksoj respektin tim të thellë për Islamin shqiptar, i cili ka mundur të mësojë paqen, bashkëjetesën dhe tolerancën në një klime absolute të pluralizmit fetar.

I pyetur nga gazetarët shqiptarë “për sa i përket tendencave fondamentaliste islamike që janë manifestuar në Shqipëri, ashtu si dhe si në çdo vend tjetër të botës”, kam thënë që Islami shqiptar në kompleksin e tij dhe shteti shqiptar vetë zotërojnë mjetet e duhura për të evituar çdo turbulencë të paqes fetare. Kurrkujt dhe askund nuk kam deklaruar që “Shqipëria rrezikohet nga Islami”.

Përkundrazi, Shqipëria, që prej vitit 1923 e deri më sot, na ka mësuar paqen fetare edhe në nivelin juridik midis komuniteteve të ndryshme fetare, duke iu njohur të gjithë komuniteteve fetare të drejtën juridike civile. Populli shqiptar do të dijë ta ruajë si thesar këtë pjesë të historisë dhe të mësimeve të tij për gjithë botën.

Burimi14 prill 2014


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019