k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Prishtinë: Prishja e qetësisë publike nga zhurmat e kishave dhe të xhamive


Mbështetja e nismës për të kontrolluar ndotjen akustike nga objektet fetare po rritet në asamblenë e Prizrenit, çka mund të bëhet precedent për rregullimin në tërësi të një problemi për të cilin ankohen gjithnjë e më shumë qytetarët.

Nexhat Bala thotë se diku një vit më parë i kishte shkruar Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), por përgjigje nuk kishte marrë kurrë. Bala jeton afër “katër llullave” në Prishtinë, rrugës për te teatri “Dodona”, dhe ai ishte ankuar për zërimin e xhamisë.

“U shkrova në mënyrë shumë të sjellshme”, thotë ai. “Jam vetë mysliman dhe jam për ta mbajtur traditën. Dikur në minare hipte hoxha dhe e thërriste ezanin, s’kishte problem. Tash, shkaku i altoparlantit, po vuajnë fëmijët, të sëmurët, pleqtë”.

Para një muaj e gjysmë, tha Bala, zëri i zmadhuar u dyfishua dhe ai tani interferohet me të xhamive përreth.

“Çdo herë zgjohemi prej gjumit shkaku i këtij zëri”, tha Bala për Gazetën Jeta në Kosovë. “E me asgjë nuk duhet tepruar, pra as edhe me fe”.

Bala tha se xhamia kurrë nuk e kontaktoi komunitetin përreth për të diskutuar vënien e zmadhuesve. “Si duket ata garojnë me xhamitë tjera”.

Dhjetëra xhami të reja janë ndërtuar në kryeqytet pas luftës, krahas ekzistuesve si “Hasan Beg”, dhe shumë prej tyre u janë vënë altoparlantë.

Trajtimi i kësaj problematike mund të fitojë një precedent në Prizren, ku deputeti Lulzim Kabashi gjithnjë e më shumë po merr mbështetje nga përfaqësuesit tjerë për të “kontrolluar” ndotjen akustike të xhamive.

Kabashi, asamblist nga radhët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), në kuvendin komunal kishte kërkuar që në kuadër të nismave për parandalimin e ndotjes akustike në qytetin e Prizrenit, të parashihen masa edhe për uljen e tonit të ezanit të xhamive.

Ai thoshte se duhet të bëhet kontrolli i decibelëve gjatë thirrjes së ezanit përmes altoparlantëve të cilat janë të vendosur në minaret e xhamive e që, sipas tij, tejkalojnë standardet e lejuara.

Burimi25 qershor 2012


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019