k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Tiranë: Kryeministria: Xhamia e re do fillojë të ndërtohet në mars


Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, i premtoi këtij të fundit se do të japë të gjithë mbështetjen që punimet për xhaminë e re të fillojnë në muajin mars.

Kryeministri foli për avancimin e procedurave për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës, si dhe për problemet që dalin për realizimin e saj. Ai shprehu kënaqësinë që ka filluar puna e projektimit të kësaj xhamie, që do të ngrihet në vendin tradicional dhe historik të Namazgjasë.

“Ajo jo do të jetë xhamia e të gjithë shqiptarëve dhe një monument i shkëlqyer i arkitekturës islame, që do të mishërojë edhe traditën e gjatë dhe origjinale të xhamive shqiptare. Duhet të kujtoj me këtë rast se hapja e xhamisë së Ethem Beut në Tiranë për shërbimet fetare ka qenë një nga veprimet e para të Partisë Demokratike,” - u shpreh kryeministri.

Kryeministri Berisha e siguroi zotin Haxhi Selim Muça se qeveria do të marrë të gjitha masat dhe do të japë të gjithë mbështetjen që punimet për xhaminë e re të fillojnë në muajin mars.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Lulzim Basha, që mori pjesë në takim, e garantoi zotin Haxhi Selim Muça për përfundimin e shpejtë të procedurave të dhënies së lejes së ndërtimit, sapo projekti të jetë dorëzuar.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i Fondacionit Sema, zoti Mustafa Oxhan, i cili është një nga financuesit e këtij ndërtimi. Zoti Haxhi Selim Muça shoqërohej nga arkitekti i xhamisë, nga nënkryetarët e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe Gazmend Aga, si dhe kancelari Ali Zaimi.

Burimi17 janar 2013


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019