k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Zbulohet planet supertokë 44 vite-dritë larg


Ylli i vogël HD-40307, në largësi 44 vite-dritë nga Toka ka një sistem me gjashtë planetë, mes të cilëve njëri sillet në orbitë në largësinë e duhur për të mbajtur jetë tokësore. Planeti është shënuar me përparësi për fotografim nga satelitët në të ardhmen e afërt.

Supertoka me emrin HD-40307g është planeti i gjashtë në sistemin ku ndodhet, në largësi 90 milionë kilometrash nga dielli i tij. Kjo largësi e vendos planetin në "zonën e banueshme", pra ku në sipërfaqe mund të ketë ujë në gjendje të lëngët. Në sistemin tonë diellor, Toka dhe Marsi ndodhen në zonën e banueshme. Masa e ekzoplanetit HD-40307g është së paku 7 herë sa masa e Tokës. Një vit në orbitën e tij zgjat sa 197,8 ditë tokësore.

HD-4307g është në largësi të mjaftueshme nga dielli i tij për t'u vetërrotulluar në bosht, përkundër shumë planetëve të tjerë që janë të detyruar t'i tregojnë gjithnjë të njëjtën anë diellit. Kjo krijon dhe ciklin e ditë-netëve në planet, çfarë mundëson edhe më tej zhvillimin e jetës.

Zbulimi u bë nga një ekip ndërkombëtar astronomësh nën drejtimin e Miko Tuomit nga Universiteti i Hertfordshajrit, MB dhe nga Guilem Anglada-Eskude i Universitetit të Gëtingenit, Gjermani.

Burimi9 nëntor 2012


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019