k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Tiranë: Para nga terroristët për ngritjen e xhamive në Shqipëri


Gjykata kriminale vendosi 29 shtatorin si datë të zhvillimit të gjyqit ndaj shtatë personave, një prej të cilëve imam i një xhamie në Dhahr. Prokuroria publike ka akuzuar këta persona për kryerjen e akteve armiqësore ndaj forcave amerikane në Afganistan dhe mbledhjen e donacioneve nga shtetasit pa leje për të financuar aktivitetet terroriste në këtë vend. Imami u arrestua për mbledhjen e parave nga shtetasit që vizitonin xhaminë.

Gjatë marrjes në pyetje ai tha se po mblidhte para për një xhami në Shqipëri dhe dha emrat e shtetasve që i kishin dhënë atij para. Të dyshuarit e tjerë pas arrestit hodhën poshtë informatat se ata kishin patur dijeni për financimin e grupeve terroriste në Afganistan. Ata thanë se paratë ishin mbledhur për të ndërtuar një xhami në Shqipëri. Ata shtuan se kishin dhuruar para pasi kishin parë posterat në muret e xhamisë ku të dyshuarit u kishin bërë thirrje besimtarëve të dhuronin para për të ndërtuar xhami në Shqipëri.

Problemi i dhurimit të donacioneve të huaja për fondacionet islamike në Shqipëri ka qenë një problem i mprehtë vitet e fundit. Prokuroria ka sekuestruar shumë prona dhe llogari financiare të personave që dyshohen se financojnë terrorizmin ndërkombëtar. Pas viteve '90 në Shqipëri mësynë mjaft persona të dyshimtë. Disa prej tyre arritën madje të marrin edhe nënshtetësinë shqiptare nga ish-presidenti Sali Berisha.

Burimi1 shtator 2009


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019