k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Rusi: Shitje shpirti në internet


"Shes shpirtin në kushte të mira, paksa i vjetruar, por i mbajtur mirë dhe pa vrima, duket absolutisht i ri. Çmimi fillestar është 500 mijë rubla."

Njoftimi i pazakontë është bërë nga një 26-vjeçare moskovite, në faqen për ankande në internet molotok.ru.

Deri më tani njoftimi është lexuar nga shumë njerëz, por askush nuk ka telefonuar. Vajza ka shpjeguar për të përditshmen “Izvestia”, se paratë i nevojiten për të restauruar apartamentin ku jeton pas divorcit.

Vajza ofron si garanci, një certifikatë shitjeje në të cilën deklarohet se blerësi mund të përdorë shpirtin e saj pa asnjë kufizim.

Burimi12 shtator 2012


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019